Gentian Zenelaj: Në Big Brother ka energji negative, s’më pëlqyen disa skena aty…

Zenelaj ka thënë se një nga festat që ka më shumë bezdi, është ajo e ditës pa makina. Sipas tij, kjo festë mund të organizohet

I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë aktori i njohur, Gentian Zenelaj. Ai ka treguar çdo detaj rreth shfaqjes së tij që quhet “Shtëpiakë të dëshpëruar”.

Një komedi mjaft interesante dhe e bukur që është pritur mjaft mirë nga publiku. Përveç të gjitha angazhimeve dhe projekteve që do të sjellë, Genti u ndal pak edhe tek një nga miqtë e tij. Bëhet fjalë për Amos Zaharia i cili aktualisht ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”.

“Shtëpiakë të dëshpëruar” është një komedi nga tre aktorët e njohur Artan Imami, Gentian Zeneli dhe Indrit Cobani. Sa i përket shfaqjes Genti tregoi se do të jetë deri më datë 12 shkurt. Secili prej nesh ka mundësinë që të shkojë dhe ta ndjekë çdo ditë nga ora 19:00.

Por vetëm shfaqja e ditës së premte zhvendoset në orën 18:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental.

Shfaqja “Shtëpiakë të dëshpëruar” është një shfaqje ku njeriu në kuptimin simbolik të fjalës del me kanotierë, pra një shfaqje ku njeriu çlirohet dhe nuk ka atë ndjesinë e teatrit të rënë, njeriu e shijon.

Kemi filluar të kemi shumë interaktivitet me publikun, ku fillon dhe komunikon dhe bëhet pjesë e shfaqjes dhe ne po argëtohemi shumë.

-Çfarë iu bëri që të riktheheni?

-Shfaqja nuk është ndërprerë pothuajse asnjëherë, ka bërë repriza shumë të forta në Korçë, në Fier gjithashtu kam bërë një shfaqje të mrekullueshme në Lezhë.

Unë përgjithësisht, herë pas here çoj shfaqje në Lezhë kur mundem. Edhe pse është bërë pak e vështirë sepse salla është në restaurim. Publiku lezhjan është çmësuar me të pasurit shfaqje çdo muaj.

Dua shumë që tek kultura në Lezhë të vijë teatri, koncertet, baleti. Lezha ka pasur një publik shumë të mirë, e ka humbur me kalimin  e kohës. Por unë besoj që ia kam borxh kaq gjë qytetit tim të lindjes dhe do investohem shumë qoftë edhe me shumë pak fitim më besoni. Ka të bëjë me një plotësim shpirtëror dhe emocional timin ndaj qytetit tim.

Gentian Zenelaj ka treguar se edhe Korça ka qenë një nga qytetet që e ka surprizuar më shumë, gjithashtu edhe Fieri. Në Korçë kishte edhe njerëz që vini me karrige në duar për të ndjekur shfaqjen. Kjo pasi që ishte plotë, ka treguar ndër të tjera aktori.

Sa po lutemi që shqiptarët të luajnë në salla me 1000-1500 vetë, ne vazhdojmë të ndërtojmë teatro me 350 vende.

Ndjesia që keni kur luani në një sallë, po themi Pallati i Kongreseve ku unë kam pas fatin kur bënim “Portokalli”-në.

Të shikoje një publik prej 2000 vetësh është ‘wow’. Po çmendem nga dëshira për ta vendosur në Pallat Sporti ose Pallat të Kongreseve që të marrë një masivitet sepse është shfaqje adapt për t’u vendosur në vende të tilla.

Aktori i njohur Gentian Zenelaj dha disa komente edhe në lidhje me lojën e mikut të tij Amos Zaharia brenda shtëpisë së “Big BrotherVIP”.

Genti u shpreh se nuk e ka përjetuar dhe aq mirë situatën e Amosit për faktin se ka shumë energji negative dhe nuk i kanë pëlqyer disa skena në shtëpi.

Sipas tij, aktorin e njohin vetëm përmes ekranit dhe komentet negative të cilat ai shpesh herë merr në rrjet i duken të tepërta.

“Amoxhi është miku im, e thërrasim Amoxh me përkëdheli. Unë situatën e Amosit e kam përjetuar jo mirë, Unë e urrej ‘bad vibe’, atë energjinë negative. Nisa ta shikoj sepse ishte Amosi, Genti, Herioni dhe Olta pra disa aktorë por pati edhe disa skena që mua nuk më pëlqyen. “BBV” është një eksperiment ushtarak i bërë në Hollandë, që teston në njëfarë mënyre limitet e njerëzve.

Kur humbet nocionin e kohës dhe realitetit është shumë e keqe. Lexoja komentet dhe pashë një dyndje te njerëzit me komente negative, Amosi mund të bëjë humor të zi por ka një mani njerëzish që shkojnë deri tek mallkimet, dhe më pas u distancova sepse kjo jep energji negative.

Amosin nuk e kanë parë dhe e njohin vetëm nëpërmejet ekranit më duket pak dashakeqëse dhe e tepërt.

Erdhi na takoi dy ditë para se të futej i thashë mos u fut. Në mënyrë pragmatiste kishim projekte të lëna përgjysëm dhe nuk na bënte mirë që të largoheshe. Jam shmangur nga këto, ai është një djalë i lexuar, ka një humor të zi me nëntekst”- u shpreh Genti.

Ndër të tjera Genti tregoi se produksioni ka futur shumë aktorë brenda dhe ata ende nuk e kanë gjetur ritmin e duhur. Sakaq ai theksoi se gjëja që e shtqetëson më së shumti për mikun e tij është “Post” BB, përballja e tij me botën jashtë dhe si do ta përjetojë.

“Shoh një dëshirë shumë të madhe për të goditur. Aktorët janë natyra egocentrike dhe produksioni ka guxuar që të fusë brenda shumë aktorë. Një produksion i tillë i bën që të ulen në tokë. Atje nuk e di unë si do të isha. Me çfarë kuptoj unë aty duhet të jesh palë nuk mund të jesh neutral. Ata janë akoma në kërkim të akordit, duhet të gjesh ritmin. Më shqetëson ‘post’ Big Brother pra kur ai të dalë dhe të përballet me këtë situatën. Ne duhet të na heqësh komentet, nëse produksioni do t’i bëjë komentet off gjithçka do të jetë perfekt”– përfundoi ai./Top Albania Radio

ObserverKult


Zenelaj ka thënë se një nga festat që ka më shumë bezdi, është ajo e ditës pa makina. Sipas tij, kjo festë mund të organizohet

Lexo edhe:

GENTIAN ZENELAJ TREGON DRAMËN NË FAMILJEN E TIJ: NËNA IME KA HUMBUR NJË FËMIJË KUR ISHTE 17 VJEÇE

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Gentian Zenelaj, ka qenë së fundi i ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ku tregoi shumë gjëra të pathëna më parë për jetën dhe familjen e tij.

Genti i emocionoi të gjithë me dedikimin prekës ndaj të ëmës. Ai rrëfeu se kishte lindur pas një tragjedie, ku prindërit e tij kishin humbur një fëmijë më parë. Por këto janë sprova që i bëjnë njerëzit më të fortë, kështu kishte ndodhur dhe me nënën e ti.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult