Volteri, emri i vërtetë François-Marie Arouet (1694-1778), ishte një filozof dhe shkrimtar francez. Ai shkroi poezi, drama dhe vepra filozofike dhe historike.
Volteri ka ndërruar jetë më 30 maj 1778 në Paris, në moshën 83-vjeçare.
ObserverKult ua sjell disa thënie të Volterit:
-Vendimi më i rëndësishëm që një njeri merr çdo ditë është ai i të qenët në humor të mirë.
-Puna largon tri të gjëra: mërzinë, veset dhe nevojat.
-Sekreti i të qenët llafazan është ai i të thënit gjithçka.
-Gjykojeni një njeri më shumë nga pyetjet se sa nga përgjigjet e tij!
-Njerëzit janë të lirë në çastin që duan të jenë të tillë.
-Vetëm punëtorët e njohin vlerën e kohës: bëjnë që ajo t’u paguhet.
-Asgjë nuk kemi humbur derisa të na mbetet nderi.
-Duaje të vërtetën dhe fale gabimin.
-Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra dhe e zbukuroi fantazia.
-Dashuria s’është e verbër. E verbër është dashuria për veten.
-Do vijë koha kur njerëzit të kuptojnë se astrologët janë gënjeshtarë të pashoq.
ObserverKult
Lexo edhe:
GABRIEL GARCIA MARQUEZ: DO HUMBASËSH SHUMË NJERËZ NË RRUGËTIMIN TËND…