Albina Kelmendi ishte këngëtarja që fitoi Festivalin e fundvitit e që si rregull do të duhet të prezantojë Shqipërinë në Eurovision.
Megjithatë thuhet se një gjë e tillë nuk do të ndodhë e në vend të saj do të jetë një artiste tjetër, këngëtarja Elsa Lila.
Një gjë të tillë e deklaroi dhe gazetari Klevis Mehaj i ftuar ne “Ditë e Re” tek RTV Ora. Ai theksoi se një gjë e tillë është përfolur por ende nuk është konfirmuar.
“Disa zëra thonë se nuk do të bëhet prezantimi në Eurovision i Albinës. Zëra janë këto, në bazë të burimeve që kam patur. Albina fitoi festivalin por mendohet të jetë një artiste tjetër që do të na përfaqësoi në Eurovision. Lista ka dalë tanimë e që do të jetë ajo. Deri më tani me kolegët që kam biseduar thonë që mund të ketë një artist tjetër që në momentin e fundit mund të bëjë prezantimin e Shqipërisë në Eurovision… Mendohet të jetë Elsa Lila që mund ta bëjë prezantimin,” tha ai./oranews.tv
Deklaratën e Klevis Mehajt mund ta shihni në videon më poshtë nga minuta e 10-të:
ObserverKult
Lexo edhe:
BËHET E DITUR, JA KUR DO TË KËNDOJË ALBINA KELMENDI NË EUROVISION
‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit. Festivali evropian publikoi tashmë listat e shteteve përkatëse që do të performojnë në dy netët gjysmëfinale.
Shqipëria, e cila sivjet përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj, sipas shortit është vendosur të performojë në natën e dytë gjysmëfinale të 11 majit, në të cilën do të garojnë plot 16 shtete.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult