A mund të dashurojë?
Por ç’të të jap?
Kërkoj në brendësi të kështjellës
prej lagështie myshkur,
diçka, diçka të të fal.
Por ç’e do?
Rrangullat kanë mbetur.
As mua nuk më hyjnë më në punë.
Tashmë përrenjtë janë përtharë,
shtrat guralecash për gjumë.
Po sikur të të falja shpirtin?
Por ç’e do?
Ka kohë që s’më përgjigjet.
Do t’ ketë dhënë shpirt dhe ai besoj.
Furtunat kthyer në heshtje të thellë
për pranvera më nuk flitet njësoj.
Ndoshta një trëndafil të të fal.
Por prapë,
ç’mund të hyjë në punë një ferrë.
Ky kopësht i ngjan xhunglës më shumë,
kur shkoj nëpër të, dhe mua më vjen frikë ,
më ngjan një skëterrë e pafund.
Merr at’here zëmrën .
E ç’më duhet.
Prej kohësh nuk dëgjoj të rrahi dhe ajo.
Merre, aty e ke,
diku do të jetë e varur në ndonjë çengel
dhe kur të ikësh fiki të lutem dritat,
kështjellës së rrënuar si duhen fener.
ObserverKult
Lexo edhe:
DIANA ZHITI: VDEKËRKAN DHE DASHURITË?!
Vdekërkan dhe dashuritë?!, poezi nga Diana Zhiti
E desha, si di vetëm unë,
ndoshta më tepër se vetja,
me emrin e tij flija gjumë,
po atë emër kish’ dhe etja.
Përtej tij s’kishte jetë,
qielli pa diellperëndime,
bota vërtitej në skëterrë,
yjet shkoqur si thërrime.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult