Da Vinçi e kuptoi gravitetin shekuj përpara Ajnshtajnit

Leonardo da Vinçi mund të ketë pasur një kuptim të gravitetit që ishte “shekuj përpara kohës së tij”, zbulojnë librat e tij të skicave.

Skicat e Da Vinçit, të cilat u harruan për dekada, tregojnë trekëndësha të formuar nga grimcat e ngjashme me rërën që derdhen nga një kavanoz.

Këto kokrra në rënie përshkruanin eksperimente për të treguar se graviteti ishte një formë përshpejtimi më shumë se 400 vjet përpara se të bënte Ajnshtajni. Këtë e argumenton një studim i ri.

Ajnshtajni formuloi për herë të parë idenë se graviteti dhe nxitimi janë të njëjta, të quajtur parimi i ekuivalencës, në vitin 1907.

Për ta bërë këtë, Ajnshtajni zgjeroi idetë nga zbulimi i Isaac Njutonit i vitit 1687 mbi ligjin universal të tërheqjes gravitacionale.

Ky zbulim shpreh çdo objekt në univers, tërheq çdo gjë me një forcë të lidhur me masat e tyre dhe në të kundërt të lidhur me katrorin e distancës që i ndan.

Po ashtu deklaratën e Galileo Galileit të vitit 1604 për ligjin e rënies së lirë. Ky ligji thotë se pa rezistencën e ajrit, të gjitha masat bien me të njëjtin nxitim.

“Ne nuk e dimë nëse da Vinci bëri eksperimente të mëtejshme apo e hetoi këtë pyetje më thellë,”, kështu u shpreh autori kryesor Mory Gharib, një profesor i aeronautikës dhe inxhinierisë mjekësore në Caltech.

“Por fakti që ai po përballej me këtë problem në këtë mënyrë, në fillim të viteve 1500, tregon se sa shumë përpara ishte mendimi i tij.”

Da Vinçi ishte një piktor, arkitekt, shpikës, anatomist, inxhinier dhe shkencëtar. Kryesisht i vetë-edukuar, ai mbushi dhjetëra fletore sekrete me shpikje fantastike dhe vëzhgime anatomike.

Së bashku me vizatimet e detajuara të anatomisë njerëzore, fletoret e tij përmbajnë dizajne për biçikleta, helikopterë, tanke dhe aeroplanë.

Nga më shumë se 13.000 faqet e këtyre skicave që u mblodhën më vonë në kode, më pak se një e treta kanë mbijetuar./tirananews

ObserverKult


ekpozita e Gjergj Metës

Lexo edhe:

NGA DA VINÇI TE KARAVAXHO, “LOJË” ME KRYEVEPRAT BOTËRORE

Përmes ekspozitës me 30 piktura në vaj, Gjergj Meta sjell kryeveprat botërore me frymën e kohës sonë.

I shqetësuar nga ndërrimi i roleve mes manekinëve dhe njerëzve, ai fton vizitorët në një moment reflektimi rreth thelbit të ekzistencës.

Gjigandët e artit pamor, me kryeveprat që ndikuan te artisti, i vijnë në ndihmë gjatë procesit kreativ…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult