Marianne Moore: Kërmillit

Nëse “shtrydhja është nuri i parë i stilit”
atëherë ti e ke. Tkurrja është virtyt
ashtu siç është edhe modestia virtyt.
Nuk është përvetësim i bash i asnjë gjëje
që është e gatshme të zbukurohet,
apo cilësi e rastësishme që ndodh
si një shoqëruese e diçkaje që është thënë mirë,
që e vlerësojmë me stil,
por parimi që fshehet
në mungesën e këmbëve, “metodë konkludimesh”;
“dije parimesh”
në fenomenin kureshtar të bririt zverkor.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

TED HUGHES: TË JESH SI KRISHTI