Reagon Leonadro DiCaprio pas shpalljes së Lumit Vjosa Park Kombëtar

Lumi Vjosa në Shqipëri është shpallur ditë më parë Park Kombëtar. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë. Ndërkaq sipërfaqja totale e shpallur Park Kombëtar është 12.727 ha.

Lidhur me këtë vendim mjaft me rëndësi, ka reaguar së fundmi edhe aktori i njohur, Leonardo DiCaprio, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale. 

Madje, ditën kur është marrë ky vendim e ka quajtur si ‘ditë historike’.

 “Historike dita e sotme! Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërive civile dhe bizneseve ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.

Lumi Vjosa do të rrjedh i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Tani është një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit.

Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme”, shkruan DiCaprio.

Ndryshe, duhet theksuar se aktori DiCaprio muaj më parë i është bashkuar nismës për t’i thënë stop ndërtimit të HEC-eve, rrezikimit të ujit dhe biodiversitetit në zonat përreth këtij lumi.

Observerkult


Lexo edhe:

UNESCO SHPREH INTERESIM PËR LUMIN VJOSA, BËN APEL QË TË MBROHET

Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, gjatë vizitës së parë zyrtare në Shqipëri diskutoi me autoritetet shqiptare të mjedisit planet për përfshirjen e lumit Vjosa në listën e pasurive botërore.

Gjatë deklarimeve për gazetarët në Gjirokastër zonja Azule tha se misoni i UNESCO-s merret edhe me mbrojtjen trashëgimisë natyrore.

Është një dimension shumë i rëndësishëm i vizitës sime dhe misionit të UNESCO-s. Jo vetëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, por gjithashtu edhe trashëgiminë natyrore, pasi të dyja janë të lidhura.

Jam e lumtur për shpalljen e projektit nga qeveria shqiptare për të mbrojtur Vjosën këtë lumë të egër të Evropës si Park Kombëtar.

Mendoj që kjo është tepër e rëndësishme dhe është pikërisht drejtimi të cilin duhet të ndjekim për zhvillimin e qëndrueshëm të Basenit të Vjosës”, tha zonja Azoulay.

Ndërsa Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, foli konkretisht për nisjen e procesit me drejtuesit e UNESCO-s.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult