“Jetoj për fëmijët e mi”, Adelina Mamaqi shpërthen në lot dhe zbulon gabimin më të madh të jetës

Shkrimtarja e njohur, Adelina Mamaqi ka shpërthyer në lot së fundmi gjatë një rrëfimi. Ajo ka treguar se vitet më të vështira të jetës kanë qenë ato në mërgim.

Sakaq, shkrimtarja u ndal dhe te jeta e bukur që ka kaluar, duke përjashtuar 4 vitet e martesës.

Mamaqi ka theksuar se fëmijëve të saj pas divorcit nuk i ka munguar asgjë, që nga edukata intelektuale deri te ushqimi.

“Nuk kam pasur momente, kam pasur vite të vështira, përveç se të vështira, të trishtuara, jashtëzakonisht të trishtuara.

I kam përballuar me dy motive, me forcën time të brendshme, që unë jam natyrë që rrëzohem, por dua të ngrihem vetë.

Edhe me ato dy shtylla të mëdhaja, në të cilat mbështeten fëmijët e mi. Kam jetuar për ta dhe jetoj për ta.

Unë kam pasur një jetë të bukur që nga fëmijëria. Vajzë e vetme, jo e përkëdhelur, por e rritur me dashuri.

Përjashto ato 4 vjet e gjysmë të martesës, u rikthye dhe u bë prapë e bukur, sepse kisha dy fëmijë të mrekullueshëm, kisha një familje shumë të dashur dhe shumë të mirë.

Jetoja me prindër, të cilët dhe m’i rritën. Unë pa nënën time nuk do isha bërë kjo që jam sot.

Ajo m’i ka rritur dhe m’i ka edukuar, nëna vinte nga një shkollë amerikane, plus edhe gjyshja vinte nga një shkollë turke, shqiptare por me shkollë turke, gjyshi ka qenë jurist dhe nuk i ka munguar asgjë fëmijëve të mi, as në edukatë dhe deri në ushqim.

Jeta ime ka qenë shumë e bukur, derisa ika në mërgim. Gabimi më i madh i jetës sime, ishte kur djali donte të ikte.

U mbyll Kinostudio, ai u zhgënjye dhe gjithë atë dëshirë që kishte mbeti pa punë. Unë me dëshirën time dola në pension të parakohshëm dhe i hodhëm sytë më tutje”, rrëfeu e prekur shkrimtarja./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

‘MIUSHKA JOSH MIUSHIN ME VESHJEN’: ADELINA MAMAQI THIRRJE MINISTRISË SË ARSIMIT: TË KONTROLLOHEN LIBRAT PËR FËMIJË

Shkrimtarja e njohur për fëmijë, Adelina Mamaqi bën thirrje për t’u kontrolluar nga institucionet e Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës përmbajtja librave që shiten. Mamaqi shprehet se tekstet për fëmijë kanë  probleme të mëdha gjuhësore, si dhe mjaft probleme didaktike dhe janë tekste që nuk i edukojnë, por i çedukojnë fëmijët.

Miushka shkoi në dyqan dhe bleu një fjongo të bukur. U mendua gjatë dhe mendoi ta lidhte fjongon në bishtin e saj. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult