vjen nji ditë
kur rrallohet e shkymja
tuj keshë
se syni nuk e gjen
mâ vrimën e gjylpanës
vjen nji ditë
kur na teprojnë trohat e bukës
se zojtë e kujtesës ma s‘vijnë
jo që s‘janë untë
po s‘dinë kur me ardhë
n‘cilën stinë
vjen nji ditë kur kapaktë e syve
randojnë
teksa drita e tyne voglohet
dhe na kem me rrejtë
sa herë kem me i thanë shoqi-shoit
mirupafshim
dhe vjen nji ditë
veç durtë kan me kuvendu
me njana-tjetrën
si gjethet
se veç ato
s‘kan me harru prekjen
ObserverKult
Lexo edhe:
BUQETË POETIKE NGA PEM’ZA PESO: I DASHTUNI JEM PREJ LETRE…
Lexo edhe:
PYETËSORI I PRUSTIT/ EMINE MALIQI (PEM’ZA): JAM KURRESHTARE E PANDREQSHME ME PA ÇKA KA MBAS KODRE
Pyetësorit të Prustit i përgjigjet poetja Emine Maliqi (Pem’za).
Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Kujtoj që s‘ka gjendje me emrin lumturi që mund të jetë e paplotë apo e papërkryme.
Prania e saj është punë sekondash.
Cila është frika juaj më e madhe?
Humbja e kujtesës.
Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Motrën e vogël.
Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Asnjiherë se kam mendu t‘isha dikush tjetër.
Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Toleranca e teprume.
Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Mosmirënjohjen.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult