Pyetësori i Prustit/ Emine Maliqi (Pem’za): Jam kurreshtare e pandreqshme me pa çka ka mbas kodre

pem'za peso - du nji ditë

Pyetësorit të Prustit i përgjigjet poetja Emine Maliqi (Pem’za).


Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?

Kujtoj që s‘ka gjendje me emrin lumturi që mund të jetë e paplotë apo e papërkryme.
Prania e saj është punë sekondash.

Cila është frika juaj më e madhe?


Humbja e kujtesës.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?


Motrën e vogël.

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?


Asnjiherë se kam mendu t‘isha dikush tjetër.

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?


Toleranca e teprume.

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?


Mosmirënjohjen.

Në cilat gjëra e teproni?

Me duhan.

Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?


Halli i madh.

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?

Ai maleve, jam kurreshtare e pandreqshme me pa çka ka mbas kodre.

Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?

Ndoshta, edhe.

Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?

Për ato që si kam ba.

Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?

Atdheu, familja.

Cila është gjendja momentale mendore e juaja?

Galop.

Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?

Ta mësoja veten me jetu ma ngadalë.

Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?

T‘madhe, asgja. Thurrjet që mund të bëhen të mëdha i kam në shtiza.

Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?


Ka gjëra që do t’i bëja mirë, por jo t’i ndryshoja.

Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?

Pemë.

Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?

Fotografitë.

Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?

Nënshtrimin, robërinë.

Ku do të dëshironit të jetonit?

Në tokat e gjyshit.

Cila është cilësia juaj më e veçantë?

Mbajta e premtimit.

Çfarë vlerësoni tek një burrë?

Aftësinë për kombinim e forcës dhe butësisë në nji lëndë homgjene.

Çfarë vlerësoni tek një grua?

Forcën e saj aq të madhe, kur kemi parasysh se gruaja është aq „fluide“.

Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?

Moti nuk kam vetëm nji të preferuem.

Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?


Minatorët.

Cilin talent do të dëshironit ta kishit?

Dëshiroj diçka të paarritshme, fotografimin e kujtesës.

Si do të dëshironit të vdisnit?


Pa gjamë.

Cila është motoja juaj?

„Bane zemrën shoqe“.

ObserverKult

Lexo edhe:

AGIM VINCA: LUMTURIA ËSHTË E PAKAPSHME SI YLBERI