Në një intervistë për BBC, në programin “Today” Edi Rama ka folur rreth çështjes së emigrimit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë përmes La Manche.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e vuri theksin edhe tek mënyra negative dhe përgjithësimi që u bëhet emigrantëve shqiptarë.
Madje këtë bisedë e lidhi duke kujtuar personazhe britanike të njohura si dhe filmin “Taken”.
“Sa më takon mua, jam këtu të sigurohem që të gjithë ta dëgjojnë qartë dhe fort se shqiptarët nuk lidhen vetëm me varkat.
Ashtu si Britania nuk është vetëm James Bond apo Mr. Bean, edhe ne nuk jemi vetëm “Taken”.
Ne jemi këtu si një komunitet i rëndësishëm, drejtojmë automjetet, ndërtojmë, gatuajmë.
Dhe madje edhe këndojmë për ju, kështu që nuk kemi të bëjmë vetëm me barkat.
Kemi të bëjmë me një çështje komplekse, që lidhet sigurisht me ambicien dhe nevojat e njerëzve në anën tonë të botës.
Pra, që të shkojnë në vende ku e imagjinojnë të ardhmen më shumë në duart e tyre dhe më shpejt”, tha Rama. /tiranapost.al
ObserverKult
Lexo edhe:
EDI RAMA ÇEL EKSPOZITËN PERSONALE NË ATHINË: JAM ARTISTI MË I MIRË NË MESIN E KRYEMINISTRAVE
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka publikuar disa foto nga ekspozita e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e hapur në Athinë.
Në pamjet e publikuara, kreu i qeverisë, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Athinë.
Ndërkohë shihet ndërsa i prezanton punët e tij homologut grek Kyriakos Mitsotakis.
“Me kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Ramën në Hapjen e Ekspozitës së kryeministrit të Shqipërisë me titull “Improvizimet”. Po prezantohen vepra dhe skulptura,” shkruan Dendias në postimin e tij në Twitter.
Ekspozita që mban emrin “Improvizimet” është inauguruar nga kryediplomati grek Dendias në “Zapion Megaro” në kryeqytetin grek.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult