Kur të humbasësh nënën tënde, ke humbur personin që të donte më shumë, atë që të njohu më mirë, atë që të fali për të gjitha gabimet, atë që të hoqi frikën dhe atë që të kërkoi, kur ti kishe humbur.
Kur të humbasësh nënën, askush nuk do të të kujtojë të vishesh mirë, kur është ftohtë, askush nuk do të të telefonojë çdo dy orë, për të të pyetur se si je, nëse të ka bërë keq njeri, apo nëse ke bërë ndonjë gabim me dikë duhet t’i kërkosh falje, sepse vetëm ajo, nëna jote, e duroi karakterin tënd, sido që ishte, dhe të deshi edhe në ditët e tua më të këqija.
Kur të humbasësh nënën, do ta ndiesh mungesën e saj çdo Krishtlindje dhe çdo ditëlindje; sa herë të të ndodhë diçka e mirë apo diçka e keqe, do të dëshirosh të flasësh me të, për ta ndarë me të gëzimin apo hidhërimin, por kur të shohësh se karrigia e saj është bosh, do të të këput malli për të.
Kur të humbasësh nënën tënde, do të kesh pranë njerëz të afërt apo të njohur, që të duan, por askush nuk do të jetë si ajo, sepse askush nuk do të të dojë si të donte ajo.
Kur të humbasësh nënën, bota do të të duket më e trishtuar, më e huaj, më e vogël, po ashtu do të të duket edhe vetja.
E solli në shqip Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
BAJRAM KARABOLLI: JA PSE DUHET TA LEXONI DON KISHOTIN
Kliko edhe:
FREDERIK RRESHPJA: AH, ISHA MËSUAR ME KOKËN NË DUART E TUA
Poezi nga Frederik Rreshpja
Në asnjë dorë të botës nuk më zë gjumi
Isha mësuar me kokën në duar e tua.
E ke ditur që kam diçka nga deti
Breg më breg dhe gjumi s’më zë…
Ah, isha mësuar me kokën në duart e tua
Tani dhe brigjet më gjumi s’i zë.
*Titulli i origjinalit:”Përgjithmonë“
ObserverKult
——————–
Lexo edhe:
FREDERIK RRESHPJA: KUR ISHIM TË VEGJËL…
Lexo edhe: