Zef Serembe: Nëse edhe ti më dashuron… mos më harro…

zëmra, poezi nga Zef Serembe

Dëgjo, vajzë nga gjumi zgjohu,
në se krejt dashuria ty nuk t’u ftoh:
sonte ta them unë një këngë.
që midis zemrës me dhimbje më del,
e në se edhe ti më dashuron,
dëgjo, vajzë, e më kujto.

Sa mirë të desha, sa mirë të dua,
vetëm ti, vashë, më deshe mua,
M’u faneps një ditë ky dhe
plot me gaz e me hare,
se dashuria jote më shtiu një dritë,
që hoqi natën, ngado më priste.
Po në se edhe ti më dashuron,
lule e gëzuar, mos më harro.

S’qe bukuria që më rrëmbeu,
jo begatia që më gënjeu
po jotja zemër mendtë m’i ktheu,
më ngriu gjakun, shpirtin më vodhi.
Tani në se edhe ti më dashuron,
kujtomë një herë e mos më harro.

*Titulli i origjinalit: “Këngë dashurie”

Përgatiti: ObserverKult

———————————————————————–

zëmra, poezi nga Zef Serembe

Lexo edhe:

ZËMRA DO MË PLASË MUA NË GJI, POEZI NGA ZEF SEREMBE

Zemra do më plasë mua në gji… nga Zef Serembe (titulli i origjinalit “Vrull”)

Zogj të bukur këndojnë me hare,
Po zëmra do më plasë mua në gji.
I helmuar shkoj jetën te ky dhe:
Mërzitem në katund, në vetëmi.

Tërë shkëlqim m’hapet përpara deti,
Që zgjon te trutë e mi mendime shumë,
Zemra m’u shqerr nga tmerri mua të shkretit,
Aq sa vetëm pushoj kur bje në gjumë.

Arbria matanë detit, na kujton
Se ne të huaj jemi te ky dhe!
Sa vjet shkuan! E zëmra nuk harron
Që ne turku na la pa Mëmëdhe…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult