“Kaj lulije me marak, se ma ki burrin plak”, këngë dasme që këndohej dikur

Foto ilustrim

Kaj lulije me marak,
se ma kije burrin plak.

Në vazhdim ObserverKult ua sjell një këngë dasme që dikur këndohej në Prishtinë.

Kaje venin ku ki me shkue
(Prishtinë)

Kaje vênin ku ki me shkue,
në qat bjeshkë e në qat prrue,
s’din dielli kur ka me prarue,
s’e din vaktin me gatue,
si t’fryn era ka me t’gjue.
Kaj lulije me marak,
se ma kije burrin plak.
E ka vnue lulja ‘ i dukat.
-Shoqe, mos m’u afroni ngat!
Kaj luli, bre, ti te ura,
T’mashtruen dimijat me lula.
Kur zâjnë lulat me u vjetrue,
vjen mërzija tuj u shtue,
vjen çiknija tu’ u harrue.

(Shkëputur nga libri “Këngë dasme I” – Instituti Albanologjik i Prishtinës)

Përgatitur nga Anton Çetta dhe Anton Berisha

ObserverKult

——————————————————————————————-

hammond

Lexo edhe:

ÇKA BËNIN BURRAT E LABOVËS PËR TË SHTËNË NË DORË GRATË, RRËFEN HAMMOND

Shënimet e udhëtimit në Shqipërinë e viteve ‘30-të të historianit të famshëm anglez të antikitetit Nocholas Hammond.

Do të qëndrojmë sërish tek mbresat e pazakonta të Nocholas Hammond. Historiani i famshëm anglez i antikitetit, në ditaret e tij mbi kohën e qëndrimit në Shqipëri, ka fiksuar shumë rite të veçnata në jetesën e shqiptarëve.

Nga libri i tij me shënime udhëtimi “Epiri”, “Milosao” ka përzgjedhur pasazhe nga disa prej këtyre riteve e zakoneve që lidhen me mardhëniet seksuale, dasmat, besimi te xhindët, lugetërit, ndodhi e rrëfime të personazheve të asaj kohe.

Hammond, rrëfen këtu një dasëm në Poliçan, sjelljet e dhëndrrit dhe nuses, ditët pas martese kur ata nuk mund të flinin së bashku, dhuratat e nuses e të dhëndrrit, veshjet e tyre dhe udhëtimi i shoqëruar nga krushqit.

Diku tjetër Hamond na rrëfen historinë e një burri që u magjeps pas xhindeve. Të quajtura Neraida ata e mbanin të mbyllur këtë burrë në një guvë të errët ku derdhej uji i zi. Aty bënin dashuri me të dhe e këshillonin se si duhej të sillej.
Një rit i veçantë është ai i një magjie që përdornin burrat e Labovës për të shtënë në dorë vajzat… pastaj magji të tjera të femrave, për t’iu bërë ballë. Shënimet që po botojmë janë pasazhe nga mbresat e tij, dhe lidhen pothuajse të gjitha me këto rite.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult