Kur të thyhet zemra…

thyhet

Kur të thyhet zemra për të parën herë, pesha e dhimbjes është aq e rëndë, saqë të duket sikur të kanë hedhur në më të errëtin det të pikëllimeve. Aty, me siguri, ti pret që të mbytesh.

Nga Klodi Smajlaj


Herën e dytë, ujërat e ftohtë ashtngrirës bëhen më pak të frikshëm, por ti ende përpiqesh fort për t’u mbushur me ajër.
Në të tretën herë je mësuar me të ftohtin e ujit dhe i kapërcen dallgët therëse njëra pas tjetrës.

Aty nga hera e katërt, ti e di se sa i gjatë dhe i vështirë do të jetë rrugëtimi që të pret, ndaj i jep vetes forcë. Tashmë ke deduktuar se s’ke tjetër shpëtim përveçse të dalësh në breg.

Herën e pestë (si dhe çdo herë tjetër më pas), ti e kupton se ta pranosh dhimbjen është shumë më e lehtë sesa ta refuzosh atë.
Do të ndalosh së kërkuari të njëjtin breg që e ke parë përherë si të vetmen strehë. Do të fillosh të shohësh lart, të shtrihesh mbi ujë e ta lësh veten të lirë, duke shpresuar që dallgët të të çojnë në një tjetër breg të sigurt, që ti as nuk e dije se ekzistonte më parë.

Përvojat e dhimbshme që kalojmë, nuk janë projektuar për të na sjellë shkatërrim. Të paktën jo përfundimtar. Jo tonin. Jo të shpirtit.
Ato janë marrëveshje paratokësore të nënshkruara për të na liruar nga zinxhirët e frikës dhe të shpresave të rreme që na ushqen egoja.
Vetëm pas dhimbjeve, ne arrijmë ta shohim realitetin e kësaj bote siç është në të vërtetë. Vetëm prej tyre arrijmë të njihemi me dritën. Me fuqinë e saj.
E çdo natë e errët e egos pasohet nga një diell i ri që lind në shpirt.

ObserverKult

Kliko edhe:

KUR NJË GRUA DËSHTON, I THYHET SHPINA…

Një vajze ambicioze e përjetonte dështimin e saj. E përjetonte më rëndë se që i kisha përjetuar unë të miat ndonjëherë. Fillimisht e mendova se ishte më shumë çështje personaliteti.

Mirëpo, midis fjalëve që i murmuronte, kuptova se dhimbja e dështimit, sipas saj, vinte sepse humbja e saj ishte një tjetër anekdotë. I shtohej koleksionit stereotipizues të gruas përgjatë historisë.

Dështimet e mia ishin për cakun që nuk e arrija, sepse kur një burrë dështon në këtë sistem, atëherë ai dështon t’i përmbushë pritshmëritë. Dhemb edhe kjo. Por, kur një grua dështon në një synim, atëherë ajo është një donkishote të cilës “i tregohet vendi”,

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult