“Nëna më la 4-vjeç, babai 6”, i biri i Tefta Tashko Koços: Jeta ime ka qenë gjithmonë ‘luftë’

Eno Koço, biri i dy prindërve artistë, Tefta Tashko dhe Kristaq Koço që u ndanë shpejt nga jeta për shkak të problemeve shëndetësore, ka rrëfyer të gjithë historinë e jetës së tij.

Në emisionin “Pas Mesnate”, ai tregoi, kohë më parë, se mbeti jetim në moshën 6-vjeçare dhe kjo e bëri më të fortë.

“Të dy prindërit më ikën shpejt. Unë isha 4 vjeç e gjysmë kur iku nëna, ndërsa 6 vjeç e gjysmë kur iku babai.

Ajo periudha e fillimit ka qenë vërtetë e vështirë. Përpara se të filloja shkollë, ka qenë një periudhë vërtetë e vështirë dhe më vonë.

Por ajo të bën dhe më të fortë. Nuk është e thënë që të kesh një fatkeqësi të bëhesh i fortë, por në rastin tim jeta të mëson të vuash, të luftosh.

Edhe mundohesh të fitosh d.m.th. Kjo ka qenë eksperienca ime gjithnjë. Nuk është se mbaroj lufta dhe filloi një jetë e lumtur.

Edhe sot që flasim në këtë studio, unë prapë kam një luftë dhe më duhet të bëj. Kjo është jeta”, u shpreh dirigjenti i njohur.

Më tej, Eno u ndal dhe te filmi “Koncert në vitin 1936”, që i dedikohet nënës së tij, duke theksuar që turneu në të vërtetë u bë në vitin 1935.

“Thonë se bëri atëherë një turne në vitin 1935, pa çka si filmi është në 1936. Pastaj vazhdoj me turnet nëpër Shqipëri. Ishte një gjë jo e zakontë atëhere të mësoje me muzikë klasike nëpër konservatore, edhe të vije në Shqipëri në atë kohë nga Franca.

Kështu që jeta e mësoi Teftën që të mësojë këngët popullore qytetare. Ato që ishin më në zë të atyre kohëve. Në bashkëbisedim me këngëtarët dhe ata që i dinin këto këngë”, tha ai./abcnews.al

ObserverKult


kastriot tusha

Lexo edhe:

‘TASHKO, KOÇO E ANTONIU, SI E MBROJTËN TABANIN MUZIKOR’, KASTRIOT TUSHA: KËNGËT POPULLORE, ADN-JA JONË MUZIKORE

Në një ekspozitë me materiale historike u shpalos kontributi i çiftit Tefta Tashko e Kristaq Koço.

Atmosfera ishte ajo e luftës. Qëllimi i klasikëve që këndonin e regjistronin këngë popullore shqiptare 8 dekada më parë, ishte përjetësimi i trashëgimisë kulturore jo materiale.

Në sallën “Tonin Harapi” një ekspozitë e çelur këtë të martën u kujtua veprimtaria e çiftit të muzikantëve, Tefta Tashko e Kristaq Koço. Një hapësirë e veçantë iu dedikua edhe kolegut të tyre Kristaq Antoniu.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult