Poezi nga Alda Marini
Dashuria është vuajtje
vaj, gëzim, buzëqeshje.
Dashuria është lumturi,
trishtim dhe torturë.
S’dashurohet me zemër,
dashurohet me shpirtin
që nginjet me histori.
S’dashurohet nëse s’vuan
dhe s’dashurohet
nëse frikë nga humbja s’ke.
Po kur dashuron jeton
ndoshta keq, ndoshta mirë, por jeton.
Atëherë vdes
kur resht së dashuruari,
asgjësohesh kur më s’të dashurojnë.
Nëse dashuria të lëndon
shëroji plagët e tua
dhe beso, gjallë je…
Sepse jeton për atë që dashuron
e që t’dashuron.
Përktheu: Beti Njuma
ObserverKult
Lexo edhe:
NJË LIBËR PËR DASHURINË, ALDA MERINI DHE VARGJET QË E SHPËTONIN NGA SKUTAT E ERRËTA TË MENDJES
Ajo ka si gjuhë të saj artistike vargjet gegërisht. Ledia Dushi shkruan kështu e lexuesi shqiptar nuk e ka vështirë ta imagjinojë poezinë e saj me muzikalitetin e gegërishtes. Por, edhe Alda Merinin, përkthyesja Ledia Dushi na e sjell kështu.
Ky vëllim poetik i flet dashurisë dhe fuqisë që ka ajo për ta bërë jetën më të bukur. Ndonëse Alda Merini, një nga autoret më të dashura italiane, kaloi jo pak sfida mentale në spitalet psikiatrike. Ajo deklaroi se dashuria shprehur me forcën e poezisë e shpëtoi atë nga skutat e çmendurisë së vetëdijes.
Botimi i poezive të bukura të Alda Merinit, vjen si një libër i kuruar që nga kopertina që ofron një prekje të butë e deri te ilustrimet e Zamfira Hetës që shoqërojnë poezitë.
Një poezi e Alda Merinit mund të dhurohet në internet, por një libër mbushur me vargje për dashurinë, është një dhuratë që mund t’ia bëni vetë dashurisë./a2news.com
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult