
Duke marrë qëndrimin e zhabave, duke kuakur në kohë të caktuara,
Duke shkelur me zhurmë dyshemetë plastike të tempujve,
Krijesat rrëshqanëse prej kartoni, që zvarriten pafundësisht,
Me vakt e pa vakt, duke zhgërryer orën orë e çast,
Poetët e universiteteve gri me kostume historie,
Nxjerrin ligje të gënjeshtërta greke nga mjekrat e përçudnuara,
Derisa të gjitha Trojat konsumohen në retë kërpudha.
Makineritë më të reja zënë milje stolash të errëta,
Shijojnë pushimet e mendjes të vetë-induktuara,
Duke ngrënë kore tekstesh, pështyjnë farat e kulturës,
Duke ëndërruar një emër ekzotik për t’i dhënë humbjes së tyre të fundit,
Llogarisin orët në mendjet e kompjuterit.
Toka e ftohtë frymon vdekje uturuese, duke fërgëlluar,
Qielli i errët hedh hije nëpër plagë
Nën veshjet e ndritshme të makinerive të ushqyera mirë,
Zemra e uritur brenda zemrave të uritura,
Rreh në heshtje, rreh butësisht, rreh, rreh.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe: