“Një vit nga vdekja e nënës sime”, sopranoja Alketa Çela tregon “rastësinë”: Ishte shenjë nga Zoti

Sopranoja e njohur shqiptare, Alketa Çela, e njohur si ‘zëri’ i Operas së Lionit është rikthyer në Shqipëri me shfaqjen ‘Requiem’ nga Giuseppe Verdi.

Ky i fundit e ka shkruar këtë kryevepër në momentin që ka humbur fëmijët. Kjo sipas saj i bën të gjithë të reflektojnë për njerëzit që nuk i kanë.

Gjatë intervistës së saj për emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, edhe sopranoja e lidhte me humbjen e prindërve të saj.

Ajo madje ka treguar se ditën që e ka interpretuar, nëna e saj bënte një vit që ishte ndarë nga jeta dhe sipas Anilës, ishte një shenjë nga Zoti.

“Unë e ndjeva akoma më shumë. Këto vitet e fundit humba babain tim, mamanë time dhe për mua ishte një lutje shumë e madhe e zotit, që ata të jenë gjithmonë në paqe.

Të kujtojnë, edhe t’i kujtoj gjithmonë nëpër shfaqjet që bëj në jetën time artistike dhe personale.

Ka qene një vepër domethënëse për mua. Edhe më duket sikur ishte një shenjë e tillë se atë ditë nëna ime bënte një vit që është ndarë nga jeta dhe gati-gati në atë periudhë këndova.

Vërtet një lutje për shpirtin e saj. Edhe ishte një publik shumë i vëmendshëm, gjithë salla ishte mbushur dhe jashtë kishës kishte akoma njerëz që dëgjonin.

Unë e kam interpretuar në dy vende shumë të bukura.

Në fillim projekti u bë në Dubrovnik. Në fillim u bë një shfaqje dhe në Mostar u bë një shfaqje tjetër me një sukses të jashtëzakonshëm.

Dy herë kishte publik, mediat folën, këngëtarët ishin nga vende të ndryshme. Kishte këngëtarë serbë, koreanë, shqiptarë dhe francezë”, u shpreh sopranoja./abcnews.al

ObserverKult


ermonela jaho

Lexo edhe:

ERMONELA JAHO, SOPRANOJA ME FAMË BOTËRORE: NË SHQIPËRI S’DO MË FUSNIN AS NË KOR!

Ermonela Jaho jeton prej dy dekadash në majë të suksesit. Kjo, duke qenë pjesë e skenave më të mëdha operistike botërore.

E talentuar dhe shumë punëtore, që të dy këto veti vërehen edhe përgjat rrëfimit të saj për podcastin “Zë me Mirën”.

Mira Kazhani: Nëse nuk do ishte ndezur drita e madhe jeshile për ty. Ti mund të kishe bërë gjëra të mesme.

Apo ndoshta atë shkëlqimin që ti e kërkove me aq shumë punë edhe me shpirtin tënd, mund të mos e kishe arritur.

Mund të kishte ndodhur që të ishe kthyer në Shqipëri. Dhe ta kishe jetën këtu. Do kishe pasur të njëjtën karrierë në Shqipëri, besoj?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult