Arti Lushi: Një shqiptar me emrin Nemanja

arti lushi trupi im

Nga Arti Lushi

Çdo të diel vishte kostumin e bardhë dhe
kapele me strehë
Si kodoshët e Amerikës Latine,
I merrte me radhë mejhanet e lagjes
Dhe shpallte solemnisht
“Të gjitha pijet i keni nga unë”
Borxhi rritej e rritej
Sikurse ambicia e tij prej Çezari.

Kështu dallavere pas dallavere i shkoi jeta;
Shtatë hile dhe një trimëri
Gjersa në prag të dyzetvjetorit
Vendosi të martohet me pinjollen e Skëndërbeut,
Albulenën, relatore e pasurive të patundshme
në Australi.

Kur e pa që politika qe më e ligë se ai,
Me mercenarë e bashibozukë të rastit
Ndërtoi një ushtri.
Sanguin dhe ëndërrimtar,
Të nesërmen i shpalli luftë fqinjit.
Dhe arriti atë që as hasmi nuk mundej:
Bashkimin Kombëtar.

ObserverKult


Arti Lushi

Lexo edhe:

ARTI LUSHI: UNË, TI DHE GIAN MARIA VOLONTÉ

Poezi nga Arti Lushi

Në xhep një grusht vetëm me monedha.
Një rrumbullakosje gjithë ngut a turp në numërim
Për sigurinë e nevojshme
Para se me një “Bismilah” në pijetore të hyjë.

Mandej vlerësimi i gjendjes:
Gjeologu në vendin e zakonshëm? Po.
Prokurori në vendin e zakonshëm? Po.
*Gilgamesh Gjiza, që është edhe antropolog, edhe kumarxhi ose vrasës në seri?
Po po

E kundërta e një Pellgu Siloami mejhania.
Engjëj në pikiatë zhyten në raki argjinareje
Dhe Skënderia në banak tek kafshon buzën
Dhe i b’zan të shoqit
“Kam një parandjenjë të keqe,
Kam një parandjenjë të keqe”
“Por ti gjithmonë i ekzotizon pasiguritë”-
ia kthen i shoqi.

Një gotë e dytë mund ta shpëtojë botën.
(A thua bota ka nevojë të shpëtohet)
Një e dytë,
Si Jeta pas jetës.

Tani e kuptoj:
Cesaria Evora në sfond stonon me çorapet me motive rombesh.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult