Nga Jusuf Buxhovi
Ato që Leotrimi një copë herë m’i përplasi për fytyrë të përcjella me pështymë dhe, së fundit më zuri për fyti, saqë kur po më sosej fryma po e ndjeja atë fundin e merituar që edhe e pritja, kur më përplasi përtokë, më pshurri në fytyrë.
Shurra e nxehtë përcillej me hingirisje kënaqësie…
Në atë gjendje, që nuk e mora për nënçmuese, ndodhi që ai kryeneçi i fshehur në mua, ai qyqari që ndonjëherë për pak shfaqej dhe tërhiqej si vetëtimë, befas u zgjua gjithë egërsi, saqë e zuri për koçe atë që po më përshurrte. Ia shtrëngoi aq sa i pëlcitën…
Dhe, ai kryeneçi i fshehur në mua, befas i zgjuar gjithë egërsi, jo vetëm që nuk u tërhoq, siç ndodhte përherë, por kur e pa të shtrirë për tokë me ulërima gjëmuese, me buzëqeshje të tharta në fytyrë, pasi ia vuri shkelmin në fyt, hoqi pantallonat dhe i dhjeu në gojë…
Mbasi u largova nga ai që me një mut në gojë po jepte frymën e fundit, mora rrugën e liqenit, drejt fundit, që e kisha paraparë për të tillë…
Po nxitoja ta arrija sa më parë ujin e ftohtë nga frika se ai kryeneçi në mua, siç ndodhte përherë, mos do t’ia lëshonte vendin qyqarit – viktimës së përhershme, që do të pendohej?
Drejt liqenit, po nxitoja edhe nga ndjenja e tmerrit, se po të merrej vesh ajo që ndodhi, banorët e Bujtinës (dështakët e shumtë dhe të çmendurit që gjenin strehim aty dhe gjithë çirrje aktronin lirinë), mund të më shpallnin “hero”!…
(Shkëputur nga romani “Rrushja”, i Jusuf Buxhovit, botimi i dytë, Prishtinë, 2023)
ObserverKult
Lexo edhe:
TEK JUSUF BUXHOVI FAKTI KTHEHET NË REALITET JETËSOR, NDËRSA JETËSORJA NË KUJTESË HISTORIKE
Jusuf Buxhovi me letërsi ka filluar të merret që herët, qysh në shkollën fillore. Fillimishtka nisur me vjersha për fëmijë.
Më vonë, në shkollë të mesme ( në vitet 1960) ka filluar me poezi për të rritur. Poezitë e para i ka botuar në “Jetën e re” nr. 1/1961, në rubrikën “Horizonte” bashkë me Beqir Musliun dhe Matea Mateun (Matevski më vonë).
Ali Podrimja dhe Teki Dërvishi kanë qenë ata që “e kanë bartë” në këtë rrugë. Më vonë, si student (1964-1968) i është kthyer prozës (tregimit). Pastaj ka vazhduar me romanin.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult