Nga Robert Arlt
(Fragment)
Ekziston një lloj njeriu që nuk ka një ngjyrim të përcaktuar, gjithmonë të jep të drejtë ty, gjithmonë buzëqesh, gjithmonë është i gatshëm të mallëngjehet me dhimbjen tënde dhe të buzëqeshë me ngazëllimin tënd dhe as me shaka nuk kundërshton askënd…
Do më thoni: “Është karakteristikë e një njeriu të sëmurë, të dobët”. Por më shumë se njeri, individi im është një dredhkë, e ngadaltë, e pashmangshme, përparuese.
Le t´ia presësh sa të duash gjithë lastarët, le ta fyesh atë dredhkë, si të ta dojë qejfi ty. Është e kotë! Gogoli nuk do të reagojë.
Nuk do mund ta kapni në asnjë kontradiktë, përveç kontradiktave inteligjente në të cilat bie vetë për t´i dhënë të drejté kundërshtarit të tij dhe ta lërë edhe më të kënaqur për forcën e tij intelektuale.
Të tjerët ankohen. Flasin keq për njerëzit, për fatin, për shefat, për miqtë. Ai, për të vetmin person që flet keq është për veten e tij.
(Argjentinë, 1900 – 1942)
Përktheu: Erion Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
NGAQË TË DUA TY, NUK MUND TË VDES…
Nga Roberto Arlt
“Të lutem, më thuaj a ka një det që nuk më pëshpërit fjalët e tua në veshët e mi? Të lutem, më thuaj a ka vend tek unë, ku nuk mund të duket trishtimi?
Më thuaj cili është vendi i shtypur në nënkresën time që ti nuk ke mbështetur kokën? Të lutem më thuaj ç’natë do të vish, që të përgjoj gjumin tënd?
Sepse, nëse ti më mungon, nuk mund të jetoj; sepse, ngaqë të dua ty, nuk mund të vdes.”
Në vazhdim mund t’i lexoni edhe disa thënie të Robert Arlt
– Bëni kujdes t’i zgjidhni armiqtë, sepse mund të përfundoni duke u ngjarë atyre.
– Të gjithë shkojmë drejt anonimatit, por mediokrit mbërrijnë më përpara atje.
– Vdekja është një jetë e jetuar, ndërsa jeta është një vdekje që vjen.
– Njeriu është i dashuruar kur kupton se personi tjetër është i veçantë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult