Enver Sulaj: Himnet në ankand

Poezi nga Enver Sulaj

Mbyllur në sirtar qelqi
hëna tallet me shpirtra mëkatarësh
fshehur në kështjella të harruara.

Secili mëkon mëkatet

U thur himne tinëz perëndive.
Është sakrilegj të prekësh me dorë

Librin e bëmave mizore.
Do t’i hedh në ankand himnet
Për të blerë ëndrra të bukura.

Maj, 2023

ObserverKult


enver sulaj

Lexo edhe:

ENVER SULAJ: POEMË PËR REFUGJATËT

(Fragment)

Askund s’ka fund,
askund s’ka shpresë
Për natën sterrë, për
pyllin larg
O, Zot, thotë nëna, na
ndihmo pak
Se m’u dogj shpirti, po
m’kullon gjak.

Askund s’ka fund,
askund s’ka shpresë
Për lotin e ëmbël të
foshnjes n’gji
O Zot, thotë nëna, na
ndihmo pak
Se m’u dogj shpirti, po
m’kullon gjak.

Askund s’ka fund,
askund s’ka shpresë
Për plagën e shpirtit që
dhemb tmerrësisht
O Zot, thotë nëna, na
ndihmo sonte
Ta mundim vdekjen që
vjen pabesisht.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


ENVER SULAJ: SHIKIM PARA PASQYRËS NË DITËN E LINDJES

Çka të numëroj në ditën e lindjes sime
Kozmosin që përpin alienë e tokësorë
Apo të përdor si metaforë anijen, detin
dhe spirancat e vjedhura në port.

Një hartë s’mjafton të përshkruaj stacionet
ku dielli vonohet
saherë dua t’i shoh bulëzat e kumbullës në kopsht.

Po ndalem para pasqyrës
T’i them gëzuar vetes me një shikim drite
Ta falënderoj Hyjin
Që s’jemi thyer unë e pasqyra.

Monologu vazhdon
Qepalla dridhet nga sinjalet e forta që truri i jep verbimit.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult

ObserverKult