Jahti 121-vjeçar ku u realizua filmi “Agjenti 007” viziton Sarandën

Saranda vijon të jetë një nga destinacionet kryesore të Shqipërisë për ankorimin e jahteve luksoze.

Porti i Sarandës bën të ditur se “një ikonë e vërtetë, jahti velier 121-vjeçar me tre shtylla veliere, Shenandoah of Sark, ka vizituar këto ditë qershori Sarandën dhe është ankoruar në kalatën e jahteve në port”.

Jahti me një gjatësi prej 44 metra dhe 8.17 metra i gjerë, me peshë 300 GT, kombinon pamjen klasike me pajisje moderne për komoditetin maksimal të ofruar në bordin e tij.

I ndërtuar në vitin 1902 në New York, SHBA dhe i rinovuar në 2018-2019, ai u ndërtua për performancë dhe lundrim në distanca të gjata në oqean dhe i ka shëtitur turistët e vet në qoshet më të largëta të botës në kushte ekstreme.

Në këtë jaht është realizuar një nga filmat më të famshëm të Hollywood-it “Agjenti 007”, “Golden Eye” me James Bond.

Nga janari deri në qershor Saranda ka tërhequr një numër të lartë turistësh të huaj, të kanë hyrë me kroçera dhe jahte turistike./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

SARANDA SË SHPEJTI ME MUZE TË RI ARKEOLOGJIK

Saranda shumë shpejt do të ketë një muze të ri Arkeologjik, si pjesë të paketës turistike të qytetit.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Sarandës u shpreh se, përveç Butrintit, paketa turistike kulturore e Sarandës do të ketë një muze Arkeologjik. Është menduar të ndërtohet tek godina ku ka qenë materniteti i qytetit.

“Kemi rënë dakord, t’i japim Sarandës një muze arkeologjik. Butrinti është aty, një aset kulturor botëror, por jo të gjithë kur vijnë në Sarandë shkojnë deri në Butrint.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult