Ruajtja dhe promovimi i pasurive kulturore në Janjevë, diskutohen planet

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës bëri të ditur se përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe atyre lokale, profesionistët e fushës dhe OJQ-të, u takuan për të diskutuar planet efektive për ruajtjen dhe promovimin e pasurive kulturore në Janjevë.

Në postimin e tyrë në Facebook ata pohuan se nëpërmjet një serie prej gjashtë punëtorish do të fokusohen në hartimin e planit të konservimit, menaxhimit dhe zhvillimit të turizmit në Janjevë.

Postimi i plotë në Facebook

Bashkim i forcave për zhvillim të trashëgimisë kulturore

Përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe atyre lokale, profesionistët e fushës dhe OJQ-të, u takuan për të diskutuar planet efektive për ruajtjen dhe promovimin e pasurive kulturore në Janjevë.

Një seri prej gjashtë punëtorish do të fokusohet në hartimin e planit të konservimit, menaxhimit dhe zhvillimit të turizmit në Janjevë në kuadër të programit “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezionit social”, bashkëpunim mes MKRS-së, European Union in Kosovo dhe UNDP Kosovo.

ObserverKult


Lexo edhe:

NJË KALLËZIM I RI PËR JANJEVËN

Nga Bajram Sefaj

Këtë shënim (a skicë për reportazh) nga Janjeva e këtyre ditëve, lokalitet ky që përnjëherë u gjend në artikujt e shtypit të ditës, të periodikut dhe në mediumet e tjera të informacionit, veçmas atij kroat. Megjithatë, e fillojmë me një rrotullim të shpejtë reminishent.

Ndonëse fjala është për një kallëzim të ri për Janjevën, sidomos për pjesën kroate të banorëve të saj nuk mund e të mos përkujtojmë, në viza të trasha, sa vijon.

Kroatët këtu erdhën para shtatë shekujsh

Tregtarët nga Raguza e lashtë  (Dubrovniku i sotëm) me karvanet e tyre – me kuaj e me mushka, të ngarkuara kryesisht me barrë kripë a ndonjë mall tjetër, merrnin rrugët e gjata për në Lindje! Njihnin ata, kështu, edhe Via – Ignacinë e famshme.

Në atë relacion të gjatë, midis Dubrovnikut, jeni Pazarit, Novobërdos e tutje Sofjes a ndonjë qyteti tjetër, atë botë, më të madh, një nga konakët e preferuara për fjetje, ç’lodhje  dhe këndellje, padyshim se ishte edhe Janjeva…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU