Enver Sulaj: Krahpërkrah me veten

-Poetit Ali Podrimja, disa orë para se të gjendej i vdekur

Diku keni me m’gjetë
e unë s’kam me mujtë me i pa ma sytë e bukur
të çikës që di me vajtue dhembshëm e me t’shti n’dhe
me atë gjamën e saj epike.

Due me e shkel gurin fort me kambë
e me pa a muj me ec krapërkrah me veten teme.

Mos u lodhni duke m’kërkue atje ku s’ka kuptim vetmia
Atje ku fjalës i kanë vu therrë te dera e shpisë
e s’e lanë me pa fundin e rrugës ku pluhnin e ngrit nalt edhe fryma ma e lehtë.

Unë dola sot skaj lumit për me ia pa edhe njiherë brigjet gropa- gropa
Që ia shkaktuan reshjet e shiut në stinën teme që s’mi teri kurrë sytë.

Më lini të qetë, o miq, të luej me guralecat e bardhë aty ku s’më njeh kush
veç Lumit tem që ma njeh vetminë
e dhembjen….

21 korrik 2012

(Enver Sulaj, “Zjarrmia e stinës”, 2016)

ObserverKult


Lexo edhe:


ENVER SULAJ: ENIGMA SI SHPRESË