“Mos na vidhni zërat”: Artistët e dublimit përballen me kërcënimin nga inteligjenca artificiale

Inteligjenca Artificiale (AI) është kthyer në një kërcënim serioz për mbarë botën. Profesione të ndryshme janë tashmë plotësisht të zëvendësueshme nga AI duke filluar që nga individët e thjeshtë e deri tek aktorët e Hollywood-it.

“Ne po luftojmë një përbindësh shumë të madh,” tha Mario Filio, një artist meksikan i cili ka bërë zëra për yllin e Hollywood-it, Will Smith, personazhin Obi-wan Kenobi në Star wars dhe lemurin adhurues të festës King Julien në filmin e animuar “Madagascar”.

Duke bërë fushatë nën sloganin “Mos na vidhni zërat”, më shumë se 20 shoqata dhe sindikata të zërit nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Amerika Latine kanë krijuar koalicionin e Artistëve të Zërit të Bashkuar.

Ai përfaqëson artistët dhe transmetuesit pa fytyrë të reklamave, filmave, librave audio dhe videolojërave, të cilët kanë frikë se zërat e tyre do të zëvendësohen nga makineritë.

Apo edhe do të klonohen nga inteligjenca artificiale pa pëlqimin e tyre.

Sipas ekspertëve ka disa kategori punësimi që mund të rrezikohen shumë shpejtë nga inteligjenca artificiale. Por dhe disa të tjera që nuk mund të zëvendësohen kurrë si mjeksia, kulinaria etj.

Po profesioni juaj rrezikohet nga AI?

ObserverKult


Lexo edhe:

INTELIGJENCA ARTIFICIALE DESHIFRON SHKRIMET ANTIKE

Inteligjenca artificiale arrin të deshifrojë shkrimet antike. Cuneiforma, gjuha me simbole që përdorej që në shekullin IV p.e.s nga babilonezët. Pastaj persianët e të tjerë popuj,të cilët janë forma më e lashtë e shkrimit.

Por janë shumë të paktë studiuesit në botë që arrijnë ta deshirojnë e përkthejnë. Dhe për këtë arsye një grup izraelit arkeologësh dhe informaticienësh kanë krijuar një program për këtë qëllim.

Rezultatet e para janë premtuese. Por ka ende vend për perfeksionim. Kjo pasi që projekti konsiderohet mjaft i rëndësishëm drejt dijes.

E për të kuptuar më tepër për traditat e lashta të panjohura e të mbetura të panjohura ende sot këto gjurmë të njerëzimit. Këto gjurmë janë rreth 3000 vjeçare, transmeton tvklan.al.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult