Trendi i rrezikshëm i goditjes së artistëve me sende të forta në koncertet e tyre, që nisi në SHBA me këngëtaren Bebe Rexha dhe vijoi me Cardi B, Harry Styles, Ava Max, etj… ka prekur dhe artistët shqiptarë.
Gjatë një koncerti në Drenas, këngëtari i njohur i rrymës hip-hop Mc Kresha është goditur me një çakmak, nga një prej të pranishmëve mes turmës.
Artisti po këndonte hitin e tij “Era” në momentin kur fansi hedh çakmakun në drejtim të tij.
Mc Kresha e ndërpreu menjëherë performancën duke iu drejtuar publikut me këto fjalë:
“Nëse doni t’i kallxoni artistit dashuri duke i gjuajtur me shkrepëse, faleminderit. Nëse mendoni se kemi ardhur për të kënduar për para, kemi ardhur pa para për t’ju kënduar. Faleminderit!”
Më pas artisti u largua nga skena së bashku me bashkëpunëtorin e tij Lyrical Son, duke mos e vazhduar koncertin./a2news.com
ObserverKult
Lexo edhe:
GJUAJTJE ME ARMË NË KONCERTIN E REPERIT SHQIPTAR. GRANATA FATMIRËSISHT NUK SHPËRTHEN
Koncerti i Mozzikut në Gjilan nuk shkoi mirë, pasi pas mesnatës dikush gjuajti me armë zjarri në oborrin e diskotekës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë gjetur një gëzhojë të armës dhe një granatë dore, e cila ishte e pashpërthyer.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan, më datën 28.07.2023, rreth orës 1:50, ka pranuar informacionin se në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit ka të shtëna armësh zjarri”, u shpreh Hashani.
Hashani shtoi se mjeti i pashpërthyer është asgjësuar nga Njësiti për Çminim i Policisë.
“Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur një gëzhojë e armës, si dhe një granatë dore, e cila ishte e pashpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult