Ministri Çeku viziton ekspozitën e Matoshit, i dhurohet edhe libri “The Lil’s poem” i botuar nga Littera

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi ekspozitën personale të Halil Matoshit, “Kujtesa e ujit” dhe me këtë rast atij iu dhurua edhe një kopje e librit më të ri të Matoshit, “The Lil’s poem” e që u botua nga Littera.

Me datë 10 gusht është hapur ekspozita e parë personale  e gazetarit dhe artistit Halil Matoshit e quajtur “Kujtesa e ujit”,  ekspozitë kjo e cila është organizuar në shenjë të trevjetorit të themelimit të medias 10.

Për ta parë këtë ekspozitë së fundmi ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i cili në takimin që ka pasur me drejtues të Televizionit 10 ka biseduar për artin, pikturat dhe historitë që gjenden pas tyre.

Me këtë rast ministrit Çeku iu dhurua edhe libri më i ri i Halil Matoshit, “The Lil’s poem” e që u botua nga Shtëpia Botuese “Littera”. Botimin e këtij libri e përkrahu Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve e Republikës së Kosovës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se një ekspozitë si kjo, ndër të tjera, shfaq bukur edhe konvergjencën e artit dhe medias.

Më tej MKRS inkurajon bashkëpunimin e këtyre sferave drejt pasurimit të peizazhit kulturor dhe për të nxitur dialogun kuptimplotë.

Ndryshe, Matoshi në këtë ekspozitë ka shfaqur veprat e realizuara përgjatë krijimtarisë së tij artistike, të cilat gërshetojnë pamje e periudha të ndryshme.

ObserverKult


halil matoshi

Lexo edhe:

HALIL MATOSHI: NË SHKRIMET E MIA KAM THÂNË DIÇKA QË E MENOJNË SHUMË POR S’DIJNË ME E THÂNË, S’KANË GJUHË

Në rubrikën Personale, mysafir yni është shkrimtari, Halil Matoshi.

-Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?

-Librat e parë që i pata në dorë ishin “Poema” nga Ndre Mjeda dhe “Vargjet e lira” të Migjenit dhe “Posta e porositun” e Mark Krasniqit.
Botimet e para të “Rilindjës”, vitet ‘60 të shekullit të kaluem. Këto tre i libra i kishim në trashëgimi familjare asokohe, nga vëllau i madh, Mustafa, arëherë gjmnazist në Kamenicë.

Masandej në klasë të dytë mora dhuratë nji libër të ilustruem për Robin Hood-in e në klasë të pestë mora njashtu dhuratë nga shkolla “Foka e bardhë” të Rudyard Kipling-ut, në të shtatën “Komesari Memo” të Agollit dhe kështu nisi me u themelu biblioteka jéme.
Por lexim më serioz u kisha bâ romaneve “Stuhi në Gang”, të Rabindranath Tagores; botim i Prishtinës, 1965 dhe Petro Marko “Hasta la Vista”, Prishtinë, 1970, “Halimi”, botue në Prishtinë nga “Rilindja” në vitin 1972. Si dhe – të paharreshmin “Për memëdheun” të Thoma Kaçorrit, s’më kujtohet viti i botimit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult