Lisi i drejtë që qante dhe lisi i shtrembtë që qeshte…

Nga prozat popullore të Lumës
(60 t’rrëfyeme)

Në nji mal, nji udhëtar sheh nji lis të drejtë tue qa me za t’naltë deri në kupë të qiellit.

Pak ma andej, sheh nji lis të shtrembtë tue qeshë.

Udhëtari e pyeti lisin e shtrembtë:

– Çfarë ka ky lis i drejtë që skithet?

– E ka nji hall, – ia ktheu udhëtarit lisi i shtrembtë. – Kush kalon nëpër mal ia ve synin, edhe nji lopçar ma s’pari at lis e kqyr me e pre. E duen për drrasa, e duen ndoshta për ngrehsë kur shtrembnohet ndonji gja. Kurse mue, si lis i shtrembtë, veç ustai më drejton e veç ai e di se për çfarë i duhem./Petrit Palushi

*Titulli i origjinalit: “Lisi i drejtë”

ObserverKult  


Lexo edhe:

PETRIT PALUSHI: LIBRAT E PARË QË MË LANË MBRESA

Leximi i librave zakonisht  nis kah klasa e tretë a e katërt e Fillores.

Natyrisht, në këtë kohë dallohen më pasionantët, të cilët s’i ndahen leximit të vazhdueshëm gjatë gjithë jetës së tyre. Leximi për ta kthehet në  domosdoshmëri, në plotësim të dëshirave të tyre për  njohje. Gradualisht, mësojnë se bota letrare është labirinth, e pamatshme dhe dhe që nuk shterret kurrë.

Kam përshtypjen se udhëtimi në botën e librave, në pamje të parë nuk ka të bëjë vetëm me kqyrjen e tekstit, përthithjen e gjithkaje që përmban teksti përmes shkronjave, por është udhëtim  përmes shpirtit. Aty shpirti këndellet, gjen qetësi, gjen njëfarë ngrohme.

Leximin librave e kam filluar në klasën e tretë të Fillores.

Librat m’i sillte mësuesja. Më vonë u regjistrova në bibliotekën e shkollës. Ndërkohë nisa me ble libra dhe krijova një bibliotekë të vogël, e cila me kalimin e kohës pasurohej, aqsa sot s’jam në gjendje të përcaktoj me saktësi sa mijëra libra të zhanreve të ndryshme kam. Shumë  gjimnazistë e studentë vijnë shpesh e marrin libra tek biblioteka ime. Ndodh që edhe nuk i khejnë librat. Nuk mërzitem. Tek e fundit sikur ndiej një farë ngazëllimi se ato libra zënë vend në bibliotekat e tyre, sado modeste të jenë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult