Dashnisë së nji nate, poezi nga Donika Dabishevci
Erën tande nuhas
trupi lehtë m’dridhet,
zemra m’rreh ngadalë,
prej tutës që s’ke me ardhë-
mos gabo
se shpirti copë do t’më bahet,
e ma e fortë se deka
asht dëshrimi jem për ty.
Due me ba tuj kanë
n’nji shkretinë të paanë
a n’nji ishull plot det,
ku dallditë frymojnë
n’fillin e vet,
n’zall e n’lloç,
n’ujë e n’djersë,
n’natë me yje e hanë,
t’due si s’kam dashtë kurrë,
asnjiherë ma parë…
Dashni soji t’bajmë,
pa fjalë e andrra
veç afsh.
Kurrë s’t’kam thanë
se ti je hamshor
e unë harlisun jam,
për gja tjetër n’kët’ jetë
zhig s’më mbet’
prekmë,
pa fjalë…
për net pa gjumë
ta bajmë.
Due me iu dhanë natës
qysh i jepet nana fmisë,
pa asnji fjalë
asnji peng
asnji kusht.
Due me t’pasë krejt,
t’zhveshun deri n’asht,
e me vlu,
e me u shkri,
e me shpërthy,
e me kenë e lumtun
veç që jam n’këtë botë,
veç që jam me ty.
Sall për këtë çast
kam me luftue deri n’frymë t’fundit.
ObserverKult
Lexo edhe: