26 vite nga vdekja e Princeshë Dianës! Çfarë i mbeti peng Princit William?

Humbja e saj tronditi jo vetëm Britaninë e Madhe, por edhe botën. Në 26-vjetorin e vdekjes, Princesha Diana kujtohet po me të njëjtën madhështi sikur në vitet që ajo jetoi.

Princesha humbi jetën në moshën 36-vjeçare në një aksident në Paris në vitin 1997.

Në një intervistë televizive disa vite më parë Princesha u shpreh se në marrëdhënien e saj nuk ishte vetëm ajo dhe bashkëshorti, por ishte një e tretë Camila, sot gruaja aktuale e Mbretit.

Divorci i Dianës me Charles nuk ndikoi mirë tek fëmijët e tyre, kryesisht tek Princi William, i cili ishte edhe më i rrituri. Ai i premtoi nënës së tij se një ditë kur të merrte në dorë fronin e Mbretërisë do t’ i kthente asaj lumturinë e munguar, premtim që nuk arriti të realizohej kurrë.

Pas divorcit, Princeshë Diana i kushtoi pothuajse të gjithë kohën e saj bamirësisë dhe aktiviteteve sociale. Idoli i saj ishte Nënë Tereza, të cilën princesha e konsideronte mentoren e saj shpirtërore.

Duke përdorur popullaritetin e saj të madh, ajo e përqendroi vëmendjen e njerëzve në çështje të rëndësishme si: SIDA, leukemia, jeta e njerëzve me lëndime të pashërueshme të shtyllës kurrizore, fëmijët me probleme në zemër./gazetashqip

ObserverKult


Lexo edhe:

FJALËT E FUNDIT TË PRINCESHËS DIANA, DISA MINUTA PARA SE TË NDËRRONTE JETË

Princeshë Diana është një nga personazhet më të përfolura të Familjes Mbretërore, edhe pse nuk jeton më. Ajo lindi më 1 korrik të vitit 1961 dhe ishte bashkëshortja e Charles, Princit të Wellsit.

Diana në këtë martesë lindi edhe dy fëmijët e saj, Princin William dhe Harry, të cilët janë trashëgimtarë të familjes mbretërore. Princeshë Diana vdiq në 31 gusht të vitit 1997, në një aksident të rëndë automobilistik. Kur ajo ishte 36 vjeç. Ndërsa tanimë kanë kaluar 25 vite që nga tragjedia e saj dhe vdekja në Paris.

Ajo ishte duke udhëtuar në një Mercedes S-280. Kjo pasi ajo u largua nga Hotel Ritz përpara se të përplasej fatalisht në tunelin e Pont De l’Alma.

Sgt Xavier Gourmelon ishte përgjegjës për një ekuipazh zjarrfikësish të trajnuar nga mjekët. Ata shkuan të parët në vendin e ngjarjes.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult