Artea Brahaj, një studente shqiptare pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Harvardit në ceremoninë e diplomimit është shfaqur shumë më ndryshe nga studentët e tjerë, sa i përket veshjes.
Kjo pasi që në këtë ceremoni ajo është shfaqur me veshje kombëtare të vendit prej nga vjen, pra nga Shqipëria.
Kjo gjë i ka pëlqyer kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili fotot e saj i ka shpërndarë në llogarinë e tij Facebook, derisa i ka uruar shumë suksese.
“Artea Brahaj, studentja shqiptare që jo vetëm kurorëzoi me sukses diplomimin e saj në Harvardin prestigjioz, por na e shtoi kënaqësinë edhe më shumë duke shkuar në ceremoninë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare”, ka shkruar Rama.
ObserverKult
ObserverKult
Lexo edhe:
XHULIA KURTI- E DYTA NË BOTË NË KONKURSIN PRESTIGJIOZ “IAA MOBILITYTHON”
Kjo vajza quhet Xhulia Kurti.
Vetëm pak kohë më parë, studentja Xhulia Kurti e Universitetit të Durrësit u rendit e dyta në botë në konkursin prestigjioz “IAA mobilitython”,. Ky konkurs këtë vit u zhvillua në Mynih të Gjermanisë.
Bill Gates i dhuroi librin e tij të fundit Xhulias së bashku edhe me një mesazh përgëzimi. Kjo për suksesin e arritur. Xhulia është shqiptarja e parë që e ka marrë këtë libër. Këtë ia cilëson ai në mesazhin e dërguar.
Kjo është Xhulia, kampionia jonë. Krenaria jonë në fushën e teknologjisë. Dhe askush nuk flet për të. Askush nuk e njeh.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult