Doruntina Kastrati përfaqëson Kosovën në Ekspozitën e 60-të Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut

Artistja Doruntina Kastrati do të përfaqësojë Kosovën në Ekspozitën e 60-të Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut në vitin 2024. Kjo me projekt propozimin e titulluar “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës”, të kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e ka shpërndarë këtë lajm në rrjetet sociale dhe artistëve u ka uruar shumë suksese në Bienale.

“Padyshim ky projekt ka potencial të madh për t’u bërë një hap i rëndësishëm në trajektoren e Pavijonit të Kosovës. Përgëzime dhe shumë suksese në Bienale”, ka shkruar Çeku.

Ndërkohë, komisioni i jurisë, i përbërë nga kuratorë eminent, përfshirë Zdenka Badovinac, Massimiliano Gioni, Leonie Radine, Adam Szymczyk dhe artisti Alban Muja, ka shqyrtuar tetë aplikacionet e dorëzuara në thirrjen e hapur për përfaqësimin e Republikës e Kosovës në Bienalen e Venedikut në vitin 2024. Dhe pas shqyrtimit unanimisht ka përzgjedhur artisten Doruntina Kastrati me projekt propozimin e titulluar “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës”.

Në projektin e saj për pavijonin e ardhshëm të Kosovës, artistja Kastrati ka propozuar një instalacion skulpturor. Siç ceket në aplikimin e saj, pavijoni do të trajtojë punën e feminizuar, pabarazitë në vendin e punës dhe tëhuajsimi që vjen si pasojë. Projekti niset nga konteksti lokal dhe shikon nga afër tranzicionet ekonomike dhe politike dhe se si ato kanë prekur grupet më të cenueshme.

ObserverKult


Lexo edhe:

INAUGUROHET PAVIJONI I KOSOVËS NË BIENALEN E VENEDIKUT PËR VITIN 2021

Dje u bë inaugurimi solemn i Pavionit të Republikës së Kosovës në Ekspozitën e 17 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut. Në këtë edicion Republika e Kosovës përfaqësohet nga artisti dhe arkitekti i mirënjohur Maksut Vezgishi, me projektin “Conteinporary”, ideuar dhe kuruar bazuar në temën e përgjithshme të Bienales “How will we live together”.

Sipas autorit të veprës ‘CONTAINER’ është një ‘objekt’ i madh i hapur, i destinuar për ngarkimin e ‘PËRMBAJTJEVE’ të ndryshme. Ka formë, funksion dhe dizajn të jashtëzakonshëm. Ndodhet në çdo komunë. Rreth këtij kontejneri mbetet i hapur peizazhi i ndërtesave të ndërtuara për të qenë të përjetshme.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


ROBERT BURNS: SA E BUKUR JE, O DASHURIA IME…

Sa e bukur je, poezi nga Burns

Ah!…. me trëndafil të tërkuq më ngjason dashuria
tek papritur, qershoresh, lulon
ah!… më ngjason me melodi dashuria
q’ëmbëlsisht, nazeplot, ninullon.

Dhe sa e bukur je, o dashuria ime,
po kaq më është e thellë, dashuria për ty…
do të dashuroj, o zemër e zemrës sime,
deri sa të shterrojë edhe i fundmi gji.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult