QKK: Shfaqen filma shqip në Gjermani, diskutohet edhe për kinematografinë e Kosovës

Javën që e lamë pas nëpërmjet bashkëpunimit të Qendrës Kinematografike dhe shoqatës “UraCult”, janë shfaqur filma shqip në Köln të Gjermanisë.

Kështu ka njoftuar Qendra Kinematografike përmes rrjeteve sociale derisa ka njoftuar se filmat të cilët u shfaqën ishin “Pa vend“, “Vera andërron detin”, “Koagulimi” dhe “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”.

Ndërkohë pas shfaqjes së filmave pati edhe një panel diskutimi, pjesë e të cilit ishte Blerta Zeqiri, drejtore e Qendres Kinematografike të Kosovës dhe Fitore Muzaqi skenariste dhe regjisore e suksesshme.

Në atë panel u diskutua për mundësitë e reja të zhvillimit të kinematografisë në Kosovë përmes rabbatit dhe për ligjin e ri për kinematografi.

ObserverKult


Lexo edhe:

KOSOVA HEQ DORË NGA PJESËMARRJA NË “OSCARS 2024”

Kosova këtë vit nuk propozon film për garën e nominimeve në kategorinë e filmit ndërkombëtar për edicionin e radhës të Oscars 2024.

Këtë e ka bërë me dije Qendra Kinematografike e Kosovës nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ndërsa kanë bërë me dije edhe arsyen e heqjes dorë nga gara për vitin 2024.

“Për një dekadë të tërë, Kosova ka zhvilluar bashkëpunime dhe vazhdon si e tillë të rrisë marrëdhëniet me Akademinë e Çmimeve Oscars dhe komunitetin e tij vlerësues.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


YEATS: ZEMRËN ASKUJT MOS IA FAL KREJT

Nga William Butler Yeats

Zemrën askujt mos ia fal krejt
se grave pasionante dashnia u duket e lehtë,
e padenjë për kujdes, kur për të siguri kanë
dhe ato s’ândrrojn’, n’mend s’e mbajn’
se prej puthjes n’puthje atë e kap nji dobësi;
çdo gjâ e bukur âsht veç nji knaqësi
ândrruese, e kândshme, që kalon përherë.
Oh, zemrën kurrë mos e jep përnjiherë
se, pavarsisht çka buza e âmbël nxjerr,
zemrat si zaret n’lojë i kanë hedhë.
Dhe si mundet vallë n’lojë me fitu’ ndonjâ
që shurdh, memec e qorr dashnia e ka bâ?
Kush e ka provu’ e di cili asht çmimi dhe mundi
sepse e fali gjithë zemrën dhe humbi.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult