Emin Z. Emini: Gjeth verdhak

Nga Emin Z. Emini

rrfeja përpiqej me vizatue
pamjen tande n’xhamin e dritores

ulun në karrigen me dru arre
qiri t’padritë
pritja gjith’ natën m’treti
natën e mirë pa m’thanë
pa mujt n’hasër me i palue eshtnat

mir’mjesi
nuk më the

djelli menxi e theu rrashtën mbrapa kreshtave t’malit
ti
as njitash nuk b’zane

terri m’çeli nër mollën e thame
hollake nji krande e dheza me çakmak

me zhigun e majës t’djegun
në nji gjeth verdhak
zhigun t’em e shkrova
hala të due

e e përudha me erën e vjeshtës t’vonë
me t’ra përm’i vorr

ObserverKult


Lexo edhe:

EMIN Z. EMINI: DUA TA ZGJEROJ KOZMOSIN AQ SA TA ZËRË DASHURINË TIME

Në rubrikën Personale, mysafir yni është poeti Emin Z. Emini.

Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?

-E di se kjo është përgjigja më e zakonshme: nuk e di. Por, vërtet nuk e di, qoftë nëse flas për takimin tim të parë me letërsinë e shkruar nga të tjerët, qoftë me letërisinë e shkruar nga unë.

Tani, nëse veç duhet të them dy fjalë, librat e parë që kam lexuar si fëmijë, natyrisht ishin ata të moshës e “modës” së asaj kohe. Libra shkollor, kryesisht. Kam lexuar edhe libra që ishin të ilustruar me imazhe dhe atëherë ata i gjeninim vetëm në serbokroatishte (“stripa” – libra argëtues, komik), të cilët kryepersonazh kishin o Blekun, o Zagorin. Dhe libra të tjerë që lexoja gjatë pushimeve të verës a të dimrit, ndonjëherë edhe deri në 200 faqe në ditë.

E, tregimin e parë, që për mua atëbotë ishte tregimi më i bukur, e kam shkruar në klasën e katërt. E pata titulluar “Bora e lagjes” dhe e kujtoj edhe tani sepse ishte i bazuar në një ngjarje të vërtetë. Personazhet ishin shokët e mi dhe unë bashkë me ta…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU