Charles Bukowski: I lartësojnë budallenjtë në heronj të madhërishëm…

charles bukowski nëse, poesi observerkult
Charles Bukowski

Poezi nga Charles Bukowski

…Lindur kështu,
ndër këta,
ndërsa fytyrat e zbehta buzëqeshin,
ndërsa Zonja Vdekja qesh,
ndërsa kabinat katngjitëse prishen,
ndërsa kufijtë politike shpërbëhen,
ndërsa djaloshi, mbajtës strajcash i shitores,
ka një diplomë të shkollës së lartë,
ndërsa peshqit lerosur me naftë
vjellin prenë e tyre të vajosur,
ndërsa dielli është maskuar.

Ne jemi lindur kështu,
ndër këto,
ndër këto luftëra të përhanura kujdesshëm,
ndër pamjen e dritareve të thyera të fabrikës së zbrazëtisë,
ndër bare ku njerëzit nuk flasin më me njëri-tjetrin,
ndër përleshje grushtesh që përmbyllen me të shtëna dhe thika.

Lindur ndër këtë,
ndër spitale që janë aq të shtrenjtë sa është më lirë të vdesësh,
ndër ligjtarë që lypin aq shumë, sa është më e lirë të pranosh fajin,
ndër një vend ku burgjet janë tejmbushur
dhe çmendoret mbyllur,
ndër një vend ku masat
i lartësojnë budallenjtë në heronj të madhërishëm.

Lindur ndër kësaj,
duke ecur dhe jetuar përmes kësaj,
vdekur për shkak të kësaj,
heshtur për shkak të kësaj,
tredhur,
poshtëruar,
të patrashëguar,
budallallepsur,
përdorur,
trishtuar,
marrosur dhe sëmurur,
çnjerëzuar,
për shkak të kësaj …

Ujdisi shqip Rielna Paja

ObserverKult


Charles Bukowski e di...
Charles Bukowski

Lexo edhe:

BUKOWSKI/ E TMERRSHME: NJERËZIT INTELIGJENT JANË PËRPLOT DYSHIME, E BUDALLENJTË PËRPLOT VETËBESIM…

Shkrimtari sa i njohur, aq edhe i përfolur, Charles Bukowski, njihet si një ndër themeluesit e rrymës “Underground” të shkrimit letrar. Si autor i 34 vëllimeve poetike, 3 romaneve dhe një skenari filmi, ai gjeti adhurues në mbarë botën.

Por sot nuk do të flasim për kontributin e tij letrar. Do të ndalemi te diçka më e lehtë, më shpejt e kapërdishme për lexim dhe që s’do shumë përqendrim, tek thëniet proverbiale, që lexuesit kanë shkëputur nga veprat e tij…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU