“Zef Dedën e takova para 10 ditësh, ma këputi shpirtin”, flet miku i tij- aktori i njohur

Zef Deda

Aktori i njohur shkodran, Besnik Çinari, ishte i ftuar në Euronews Albania për të folur për ndarjen nga jeta të artistit të mjeshtrit të madh të humorit, Zef Deda.

Miku i tij, Çinari rrëfeu momentin e takimit të fundit me aktorin, ai tha se e kishte takuar vetëm 10 ditë më parë e ishin munduar t’i jepnin kurajë.

“Një kurajë mashtruese”, tha Çinari, pasi sipas tij Zefi, tashmë e kishte pranuar vdekjen dhe ai takim i fundit me të “i kishte këputur shpirtin”, pasi aktori që me plastikën dhe humorin kishte bërë gjithkënd të qeshte, tashmë mezi fliste.

“Takimi i fundit ka qenë para 10 ditësh. Se mua më pas më vdiq edhe nëna. Më ka marrë në telefon, mezi e kam dëgjuar kur më ka vdekur nëna. Shkuam e takuam atje në shtëpi bashkë me një shok të vjetër, na këputi shpirtin. Po i jepnim kurajë, por kurajë kuptohej që ishte false. Ai e kishte pranuar vdekjen.

Ai e ka ditur se dinte edhe gjuhë të huaja dhe i ka lexuar ilaçet. Ai e dinte se nuk ishte mirë dhe e ka pranuar vdekjen me burrni, nuk u ligështua. Ishte i jashtëzakonshëm. Nuk ishte shumë në gjendje të komunikonte, por pyeste për shfaqjet, se profesioni është sëmundje, ai ka punuar që fëmijë në teatër”,-tha aktori Besnik Çinari.

ObserverKult


Lexo edhe:

AKTORI I NJOHUR MES LOTËSH: U NISA NGA DURRËSI PËR TA TAKUAR, SA ARRITA TEK DERA E SHTËPISË ZEF DEDA VDIQ

Aktori i njohur i humorit, Edmond Halili ka treguar se mëngjesin e sotëm ishte nisur nga Durrësi për të takuar Zef Dedën, por nuk mundi ta takojë dot pasi në momentin që mbërriti tek dera e shtëpisë së tij në Shkodër, mjeshtri i humorit u nda nga jeta.

Edmond Halili, i cili ka ndarë skenën me aktorin e ndjerë, me lot në sy u shpreh se largimi nga jeta i Zef Dedës është dhimbje e madhe dhe humbje për të gjithë humorin shqiptar…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU