Bertolt Brecht: Analfabeti politik
Analfabeti më i keq është analfabeti politik.
Ai nuk dëgjon,
nuk flet, nuk do t’ia dijë për ngjarjet politike.
Ai nuk e di se kostoja e jetës,
çmimi i fasuleve,
i peshkut,
i miellit,
i qirasë,
i këpucëve
e i ilaçeve varen
nga
vendimet
politike.
Analfabeti politik është kaq
gomar sa krekoset dhe e fryn gjoksin
duke thënë se e urren politikën.
Nuk e di hajvani
se nga injoranca e tij politike
lind prostituta,
fëmija i lënë rrugëve,
grabitësi me thyerje,
lind më i keqi i të gjithë banditëve,
që është politikani mashtrues,
mafiozi i korruptuar,
lakeu i sipërmarrjeve
kombëtare
e
shumëkombëshe.
Përktheu:Skënder Buçpapaj
ObserverKult
Lexo edhe:
BERTOLT BRECHT: NJERËZIT E MËDHENJ
Çfarë nuk thonë njerëzit e mëdhenj
Gjëra të pakuptimta, marrëzi plot
Dhe njerëzit tjerë i marrin për budallenj
Që kohën e bjerrin e s’u përgjigjen dot
Njerëzit e mëdhenj, barkut i hedhin
Dhe s’i lënë atij zbrazët asnjë vrimë
Edhe të tjerët, ç’të mbetet mbledhin
Dhe shtrojnë edhe ata një tavolinë
E dini ç’bëri Aleksandri i madh…
Donte Babilonin, si të veten lojë
Të tjerëve u thoshte:-mos pritni në radhë
Se për të fare nuk keni nevojë
Lexo më shumë duke klikuar KETU
ObserverKult