Poezi nga Pier Paolo Pasolini
I rritur? Kurrë – kurrë -!
Bash si vetë ekzistenca
që nuk piqet kurrë
duke qëndruar gjithmonë e papjekur
nga dita e mrekullueshme në ditë të mrekullueshme –
unë sall mund t’i qëndroj besnik
monotonisë mahnitëse
të misterit.
Kjo është arsyeja pse unë kurrë nuk e kam braktisur
veten në lumturi,
kjo është arsyeja pse
në ankthin e mëkateve të mia
unë kurrë nuk jam prekur
nga pendimi i vërtetë.
I barabartë, gjithmonë i barabartë,
tek e pashprehura
në vetë burimin
e asaj që jam.
Përktheu: Fadil Bajraj
ObserverKult
Lexo edhe:
CHARLIE CHAPLIN: NUK NDIEJMË SA DUHET… NA MUNGON NJERËZILLËKU…
“…Secili prej nesh ka vendin e tij në tokë, e natyra është e pasur, ajo mund t’i ushqejë të gjitha qeniet njerëzore. Të gjithë mund të kemi një jetë të bukur dhe të lirë, por këto i harrojmë.
Lakmia e ka helmuar shpirtin e njeriut, e ka bllokuar botën me urrejtje, na ka bërë të biem në gropë të varfërisë e në rrëketë e gjakut. Edhe shpejtësinë që e zhvilluam, e zhvilluam për t’u mbytur ne vetë. Makineritë që i kemi me bollëk, na kanë lënë në batakun e pakënaqësive.
Dija na bëri të ktheheshim në cinikë…”
Tekstin e plotë e gjeni KËTU