Nga Blerim Valla
Në Bibliotekën e Qytetit “Ibrahim Rugova” të Gjakovës u promovua libri i autorit Gëzim Gjini me titull “1001 Anekdota dhe humor t’Gjakovës”, i shkruar në të folmen e Gjakovës, libër i cili ka 500 faqe dhe si tematikë ka popullin dhe qytetin e Gjakovës. Përndyshe ky libër është botuar nga QKPSHA “GJAKOVA”.
Për librin para të pranishmëve, kanë folur recensenti dhe redaktorja e librit. Kështu recensenti i librit Dr. Besim Muhadri, ndër të tjera tha: “Përmes 1001 ankedotave (apo barcoletave) të prezentuara, autori para lexuesit shpërfaq karakterin shpotitës dhe shpirtin humoristik të gjakovarëve të shprehur përmes të folmës karakteristike ” alagjakovarçe” dhe të humorit të tyre të mirënjohur. Personazhet e librit janë persona të njohur të Gjakovës, moshave e profesioneve të ndryshme. Përmes këtyre anekdotave autori sjell edhe shpirtin gjakovar në gjitha dimenzionet “.
Kurse, Mevlyde Mezini Saraçi redaktore e librit, vlerësoi se: “Autori librit Gëzim Gjini është përkujdesur të mbledh anekdota nga shtresa të ndryshme të qytetarëve, duke i radhitur me kujdes në librin e tij, të shkruar dhe të përshtatur me dialektin lokal si vlerë e shtuar në letërsisë shqipe. Janë anekdota dhe humor që në thelb përmbajnë mesazh sa therrës aq edhe edukativ, nga të cilat nxjerrim mësim për të metat e dobësite dobësitë e njerëzve por edhe humorin e hollë të tyre”.
Ndërsa autori librit, Gëzim Gjini, në fjalën e tij mes tjerash tha se këtë libër nuk e ka shkruar vetëm ai por edhe 188 qytetarë të Gjakovës. “Libri e ka për qëllim që të qitet në letër aftësia, gjeturia, pleqëria, filozofia, vlerat, trashëgimia, dhe delli i i humorit i një qyteti me traditë kulturore siç është Gjakova”.
Moderatori i njohur gjakovar Skender Gola, gjatë promovimit lexoi disa anekdota të zgjedhura nga ky libër gjë që bëri të qeshin të gjithë të pranishmit, kurse si veçanti ishte që ky promovim përkoi me ditëlindjen e autorit të librit!
ObserverKult
========================
Lexo edhe: