Enver Sulaj: Muret pa ngjyrë

enver sulaj

Nga Enver Sulaj

Në këtë dhomë pianoja thyen muret pa ngjyrë
Fjalët memece janë lidhur nyjë në ujë
Tretur je fushave të vetmisë.

Ani,
Muzika sjell çdoherë tinguj perëndie
Miklon faqe
E sjell dashuri
Në lugina tërbuar errësire.

Fjala
Edhe muzikë ishte në fillet e saj
Edhe zë perëndie e shprese
Kur filloi rruzullimi…

Janar, 2024

ObserverKult


nora prekazi

Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA NORA PREKAZI: ODE MOCANIKËVE

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të Nora Prekazit, shkëputur nga libri “Amë” (Littera, 2023)

Kozmos

Ne jemi fije peri e thurrur në avlëmend
Grumbull andrrash të fëmijërisë dëftuar
nën pizhame të buta
Jemi copëza fjalësh e shprehish të nanave,
Sall kërkesa, sall dashuri, sall dëshirë
e dëshpëruar për tu rritë e për të qenë si duhet
Ne jemi copëza zilesh mekanike të shkollës,
Copëza çantash të shkarravitura,
puçrra fytyre e hormone të dalldisura
Jemi copëza dëshirash për superheronj
Të gjithë deshëm me shpëtu botën në një moment
Jemi copëza lufte
Ditë si shekuj nën frikë, që ngelën identike
në memorien e pafund të vetëdijes
Ne jemi copëza takimesh dashurie,
Lëngim për prekje, nuhatje lëkure
e rrëzëllim fytyrash
Jemi copëza ftohjesh, ilaçesh,
e lëngimesh në shtrat duke pritur ditë me diell
Jemi copëza shujtash të përgatitura me delikatesë,
mëngjes, darkë, drekë, ditëlindje e mort
jemi copëza kremtash në përvjetorë
jemi copëza vegimesh
ankesash
vajesh
kujtimesh
gabimesh
lutjesh
fjalësh
të qeshurash deri në kupë të qiellit
Fragmente njerëzish,
gërryerje urie për të dhanë e për të marrë
mozaik i arnuar me ditë, plagë, natë,
përjetim e kohë
secili sosh, yrnek me ngjyra e ornamente të veta

Poezitë e tjera mund t’i lexoni KËTU:

ObserverKult