H.L Borges: Makthi

Nga H.L Borges

M’u shti n’andërr mbreti. Prej terri i lmekun
u ngrit me kunorë t’hekurt, me vështrim të vdekun.
Asi ftyrash s’kisha pa. Ngjeshë kish mbrapa shik
shpatën mizuere, si një qen besnik.
Kush t’jetë ky – norvegjez, nortombas? Tjetër
s’di – asht verior. Fshehë e ka me mjekër
parzmin gjys zbuluet, t’kuqrremë e leshator
dhe t’papërgjigje e ka vështrimin natësor.
Prej ç’detesh vallë, ku jetën pat përkundë
Suell të ashprën, të mbramen ma në fund –
të shkuemen e tij me brengë e pikëllim?
Përmes meje ai andrron dhe këqyr me gjykim
natën. E në at’ përmbytje rrin.

Përktheu: Agron Tufa

ObserverKult


Edmon Tupja biri im oh një grua

Lexo edhe:

POEZI E EDMOND TUPJES KUSHTUAR TË BIRIT ME AUTIZËM: MË FAL GESI IM I ÇMUAR…

Poezi nga Edmond Tupja

Më fal Gesi im i çmuar
Që mjerisht s’arrita dot,
Pas ëndrrës sime të praruar.
Të të ndërtoja krejt të plotë.

Kë të padis për fatin tënd?
Njerkën Gjenetikë që gjemb
Më futi thellë në jetën e rëndë
Dhe që për ty egër më tremb?

Mos vallë fajin e ka Çernobili
Që ndodhi vitin kur u ngjize ti
Dhe të molepsi me rreze, Katili,
Dhe të pengoi të lulëzoje në liri?

Apo të mallkoj këtë apo atë vaksinë
Që gjakun ta ndoti me zhivë të pabesë
Dhe ta helmoi tinëzisht fëmijërinë
Që unë natë e ditë shpirtshqyer të vdes?

Mos vallë fajtor duhet bërë gluteni
I bukës apo proteina RAB39B,
Që mendohet se qenkan terreni
Ku autizmi yt ankth e makth m’u bë?

Kë të godas e të gozhdoj çmendurisht,
Shtypshkronjën 8 Nëntori ku shkrihej plumb
apo uzinën Enver me gazrat e fonderisë,
Që shpresat për ty m’i bënë shkrumb?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult