Kineasti Mevlan Shanaj dhe poetja Natasha Lako janë një ndër çiftet më të bukura të ekranit shqiptar.
I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, Mevlani ka treguar historinë e tyre të dashurisë, që nga njohja dhe deri te momenti kur ai zbuloi se Natasha ishte poete.
Ai ka thënë se i pëlqeu eleganca dhe besonte që do të kalonte jetën me të.
“Ishim studentë. Më bëri përshtypje natyra e saj, ishte elegante Natasha, e veshur bukur, korçare, vajzë e vetme. Unë nuk e dija që shkruante. Më thotë Minella Borova, korçar: ‘E di ti, që ajo goca që shoqërohesh ti, është poete?’. Ne jemi njohur nga aparenca, ishim në të njëjtat mjedise. Nga konvikti te Universiteti i Arteve, Natasha ishte te godina qendrore dhe kështu si me të qeshur, ndodhi kur u lidhëm. Si me të qeshur unë i thash që ti po më pëlqen dhe unë dua të krijojë jetën me ty”, rrëfeu Shanaj.
Videon mund ta shikoni KËTU:/abcnews.al
ObserverKult
LUAN RAMA: TI SHKOJE…
Ti shkoje, poezi nga Luan Rama
Nën dritën e bardhë të neonit
shtrirë në agoni
ti ngrije duart lart për të ikur si engjëlli
“Dhashë shpirt!” më the ti
ndërsa unë të shihja i plagosur
pa mundur ta ndal ikjen tënde,
Si vallë kështu?
Duar të nderur që dridheshin
që dikur mbi pëllëmbë kishin mbajtur
veç jetë e dashuri,
pjellën dhe dhimbjen e kohës së mbrapshtë
vdekjen e mëmës dhe atit,
shkoje me duart ngritur
duke shkelur mbi një liqen lotësh…
ti motër,
Hirësia ime,
Dashuria ime e gjakut,
gjithnjë e purpurt
në zemrën time mavi
bërë nga plaga e hapur që ende klith
nën zë,
nën qiej vetmitarë pa zogj,
mërmërimë murgu,
pëshpërimë…
Ti shkoje,
ti më rivjen dhe më ikën sërish
shket në botën tjetër
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult