Poezi nga Bislim Ahmetaj
Kjan në gjuhë të huej,
e kesh në gjuhë amtare.
Nji fëmi i vogël,
ndoshta, dy a tri vjeç,
kjan, pa pra në gjuhë të huej.
E ama
nji grua e hollë, si plep
i flet me za të shkimun.
“Shuj
t’pastë nana, se
jem ka shkojmë te nana Drane.”
Fmija
pra, e
s’ndihet ma,
nis e kesh shqip
e flet në gjuhë të huej me za t’naltë.
E, ama, përlotet,
tuj kqyr rreth e rrotull,
si nji sorkadhe e frigueme
se mos dikush asht’ duke e venerue.
Ndërkohë
që dritat e avionit
të linjës Londër-Tiranë
janë t’zbehta, thuajse të shkimuna.
Shumica e
udhëtarëve t’tjerë
as keshin, as folin,
ata janë t’përgjumun,
t’përhumun, t’ngujuem
në heshtjen e tyne t’etert
m’i telefona dhe smartfona .
Ndërsa
fmija i vogël që,
kjan në gjuhë të huej
e kesh në gjuhë amtare,
ka shpërthye në të qeshuna,
avioni i linjës Londër -Tiranë
e ka shkel tokën e Nanës Drane.
3 dhjetor 2023
ObserverKult
Lexo edhe:
“NËSE GJELI KËNDON NË MBRËMJE- VDES NJË MIK”/ JA DISA BESTYTNI SHQIPTARE PËR MIQTË…