Dita Ndërkombëtare e Poezisë/ Komuna e Prishtinës organizon “Mbrëmje poetike”- marrin pjesë poetët e njohur nga Kosova

Ditën Ndërkombëtare të Poezisë e cila shënohet më datë 21 mars, Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës do ta festoj mes vargjeve të zgjedhura dhe tingujve të muzikës, ku poetët e njohur nga Kosova do të lexojnë poezi nga krijimtaria e tyre e çmuar.

Këtë e ka bërë me dije drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës Sibel Halimi, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale. Ajo ka ftuar të gjithë për të përjetuar një mbrëmje plot art e inspirim me 21 mars.

Pra, me datë 21 mars duke filluar nga ora 19:30 në hapësirat e Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në kryeqytet do të jetë një mbrëmje plot art e inspirim me moton “Me poezi për një botë të mirë”.  

Në këtë mbrëmje poezi do të lexojnë: Donika Dabishevci, Halil Matoshi, Lulzim Tafa, Naime Beqiraj, Ndue Ukaj dhe Shpëtim Selmani.

Ndryshe, çdo vit, më  21 mars shënohet Dita Botërore e Poezisë, e cila është shpallur që nga viti 1999 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

ObserverKult


Havzi Nela

Lexo edhe:

POEZIA PREKËSE E HAVZI NELËS: KUR TË MËSONI SE KAM VDEKË…

Poezi nga Havzi Nela

Kur të mësoni se kam vdekë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë”
A e dini se çfarë kam hjekë
Unë poeti zemërzjarrtë.

Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”
Kur t’kërkoni me ma gjetë,
Thoni: “Ai urrej miz orin”
Thoni: “Dheu s’ka me tretë!”

Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n’vuejtje e dërmoi
Thoni se ka mbrojtë të drejtën
Grusht tir anësh nuk duroi.

Thoni, desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim.
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim.

Thoni, dritën ai kërkoi
E vet’ dritë nuk pa me sy,
Thoni: për njerëzinë këndoi
E për vete mbajti zi!

Thoni se e qorroi terri
Thoni: dielli nuk e ngrohu,
Thoni se e trishtoi tmerri,
Ai të shtypunit i tha: çohu!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult