E bija rrëfen bisedën prekëse me Jorgo Papingjin: “Nuk dua lule, dua njerëz…”

Zemra e poetit rreshti së rrahuri mbrëmjen e 21 marsit.

“I bleva një tufë me lule për 7 Marsin, mandej bëra një foto me atë dhe më tha: ‘Nuk dua lule, unë dua njerëz’. Dhe siç e shikoni njerëzit ja ku kanë ardhur pafund sot për të”, thotë Migena Papingji, vajza e Jorgo Papingjit.

E bija Migena, pas mbërritjes nga Norvegjia (ku jeton prej 31 vitesh), është krah nënës e të vëllait, e zgjedh ta kujtojë mjeshtrin e mbi 4200 teksteve të poezive mes kujtimeve të bukura, asaj çka e gëzonte më shumë.

“I pëlqenin vlerat, vlerat e njeriut. Jo ana materiale, asnjëherë. Madje ime më thoshte shpesh me humor:’Jorgo jeton me poezi’”, tregon më tej. Ajo tufë lulesh për 7 mars, që i shtohet kujtimeve të familjarëve lidhet me punën e Papingjit si mësues fizike për mbi 4 dekada.

“Në periudhën që jetoi im atë degët e fakultetit nuk zgjidheshin me dëshirë e megjithatë ai aspekti i fizikës i dha mundësi atij që te edukonte një brez”, tregon Migena.

Mungesa e babait, ndonëse u rrit mes motrave dhe njerëzve të dashur duket se i kishte shënjuar jetën e tij.

“Brenga e vetme ishte ndoshta që nuk kishte baba dhe ndaj ai bënte shumë për ne, më shumë se normalja”, shtoi ajo.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: / Report tv

ObserverKult


Lexo edhe:

JORGO PAPINGJI: KU PO SHKON KJO BOTË?

Ku po shkon kjo botë?, poezi nga Jorgo Papingji

Një ditë u zgjua bota
Nga ëndrra që kish parë
E çirrej, qante, qeshte si e marrë.

Me flokët e pakrehur,
Shpresa zhdukur,
Kërkonte bota trurin që kish humbur.

Me sytë e zgurdulluar, ndjenja mpirë,
Bota kafshonte veten, si vampir.

Si erdhi kjo sëmundje? Kush e solli?
Ç’kuçedër nga legjendat birin polli?

E bota kur vetveten e ndërsente,
Kërkonte një arsye, por se gjente,
E trembej të shikohej në pasqyrë,
Kjo botë vetëvrarë, kjo botë e ndyrë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult