Alisa Velaj: Burri që desha

alisa velaj

Burrin që desha e vrava brenda vetes,
me te vetmen kamë që u gjend aty.
U shtri sa gjatë gjerë më i pashëm se kurrë.
I trishti im i ëndërrt, me dritën ngrirë në sy.

Burrin që më deshi e vrava në të gdhirë,
ashtu lakuriq, pa më parë askush.
Kur netëve vidhem të shijoj lirinë,
ai përpëlitet, rënkon, me dhimbje të prushtë.

Ther parzmi, i vdekuri klith prej plagëve.
Me mall e me brengë mbushur plot.
Jemi bij të vuajtjes duam apo s’duam.
Ngado të mërgojmë, nuk shpëtojmë dot…

ObserverKult

Lexo edhe:

ALISA VELAJ: PËR TË TË HARRUAR

ALISA VELAJ: KUARTET PËR NJË BURRË VJESHTE

ALISA VELAJ: DET I BUKUR SI NJERI