Eja e puthena sot ..
Edhe shenjtit kanë me na e fal mëkatin
Na dashninë e kena lye me bojna t’kuqe
Me i dhanë jetë.
Eja ..
Sot due me ta fal krejt frymën ç’kam
e bri trupit tem, kam me i ndez do qirij me t’ba dritë
Shenjtit sot, të tan’ janê çuet ..
E unë n’sy t’tyne kam me e rrfye dashnin’.
Eja ..
Merre me vete nj’broke me venë t’kuqe, (t’dehena sot)
Merre edhe do deg ullini, me i thurr kunor’ ksaj dashnie
Lutu n’kishën e parë
E nji ruzare eja e ma var n’qafën teme t’kputun prej malli..
Eja ..
Ti kam ba gati vezët e Pashkës..
E po due me i thye n’forcën tande prej burri
Me u ndie grue.
ObserverKult
Lexo edhe: