S’kam me kanë ma
Kur ke me i mbledh humbjet
Si libra t’Eskilit
S’kam me kanë ma
Kur ke me e mledh trishtimin
Si gjethe vjeshte
S’kam me kanë ma
Kur ke me e tërheq mallin zvarrë
Jemi ba aq t’huej
Sa nuk t’i njoh as lotët
ObserverKult
——-
Lexo edhe:
SAMI HAJRA: BABËS!
Jan’ ba shtatë vjetë…
Nji luleshtrydhe
t’ka mbi n’varr
si feniks i emnit tand,
aty ku ta vnova kryet për herë t’fundit,
pa pasë nevojë për lutje,
hipokrizi,
falcitet,
e fraza boshe në gjuhë të huaja.
Do t’vi nesër me e hedhë nji pikë ujë,
si gjashtë herave tjera t’kalueme.
S’di qysh do t’mbahem
se malli e ban t’vetën.
S’di a do t’mbahem!
Nëse ligem
e ta marr ftyrën prej burri shkamb, m’fal!
…Ti m’kupton ma shum’ se zoti.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult